KOMENT / PESË GABIMET E ZAMIRA RAMIT

ZAMIRA RAMI-22 MAJ 2015

Nga Telnis Skuqi
Qysh në ditën e parë të prezantimit, kandidatja e LSI për postin e kryebashkaikut të Gjirokastrës, Zamira Rami, e ka nisur mbrapsht fushatën e saj elektorale, madje me arrogancë dhe mashtrime pafund.
Një përfaqësuese e lartë e Lëvizjes Socialiste të Integrim (LSI), e ka prezantuar Rami si akademike, gjë që rezulton e pasinqertë për të dhe për opinionin publik.
Të jesh asistente në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, nuk do të thotë të jesh patjetër akademike.
Sipas logjikës së Ramit, unë që kam përfunduar master në histori në vitin 2001, duhet të jem patjetër historian, sepse këtë të drejtë pa jep LSI-ja.
Ky gabim qysh në nisje e lësëistes Zamira Rami do t’i kushtoj shumë asaj, sepse gjirokastritët kërkojnë sinqeritet, jo mashtrime.
Gabimi i dytë i lësëistes Rami është prezantimi i saj i sforcuar, pasi, siç thotë vetë kandidatja, pushteti vendor do të jetë transparentë.
Transparenca nis qysh me takimet me banorët.
Fatkeqësisht ky realitet nuk ekziston për lësëistat, pasi kjo forcë politike prej tetë vitesh nuk ka asnjë histori suksesi në ato institucione që ata administrojnë, përkundrazi kanë vjedhur dhe grabitur pasuritë e gjirokastritëve me qetësi dhe dashuri, si lideri i tyre.
Gabimi i tretë i lësëistes Rami është mospublikimi e emrave të ekipit që ajo do të punoj për katër vitet e ardhshme, gjithmonë nëse fiton zgjedhjet lokale të këtij viti.
Zamira Rami nuk thotë se kush do të jetë krahu i saj i djathtë, njerëzit e kryetarit në largim, apo njerëzit me vizion, që vërtetë e duan Gjirokastrën.
Deri tani kandidatja Rami ka bredhur lart e poshtë me figura të tepër të konsumuara, me drejtues që një vit më parë detyruan aktorët profesionist të protestojnë përpara derës së kinoteatrit “Zihni Sako”, ndërsa, një javë më parë, drejtori i kulturës pranë Bashkisë së Gjirokastrës kërkonte vota e artistëve të mrekullueshëm.
Gabimi i katër i lësëistes Rami është fabrikimi i takimeve të saj në masmedia, sepse ajo ka frikë të ballafaqohet me njerëzit që prej dy vitesh janë varfëruar më shumë, janë zhgënjyer më shumë, janë masakruar më shumë, madje janë përbuzur më shumë, pikërisht nga ajo forcë politike që sot janë gati t’i lëpijnë bythën sovranit.
Gabimi i pestë i lësësistes Rami është fushata e saj e gabuar dhe ballafaqimi i saj me të vërtetën.
Sinqeriteti me zgjedhësin pothuajse është në nivelin zero. Ajo bënë fushatë sikur prej 15 vitesh nuk ka qeverisur e majta, por e djathta në Bashkinë e Gjirokastrës.
Kandidatja e LSI-, Zamira Rami, nuk thotë të vërtetën pse ky qytet sot është në agoni, jo se nuk e di, por nuk guxon të flas, sepse “betonierët ” i ka rreth vetes dhe tek ata do mbështeten deri në fund të fushatës.
Ky nuk është drejtimi i duhur për gjirokastritët.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s