KOMENT / KOÇO, JUGU NUK KA NEVOJË PËR ALLA PATRIOTIZËM

KOCO KOKEDHIMA

Nga Telnis Skuqi
Koço Kokëdhima e vlerëson histori suksesi emërimin e kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi, si nënkryetar të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa sulmon nga një fshat i minoritetit, në jug të vendit, liderin e PBDNJ-it, Vangjel Dule.
Akuzat e Kokëdhimës ndaj Dules vijon deri në çmenduri, duke sulmuar këtë të fundit se dorëheqje e tij ka si qëllim të mbroj të inkriminuarit që kanë kandiduar në siglën e PBDNJ-it, për zgjedhjet lokale të pritet në zhvillohen më 21 qershor të këtij viti.
Pa dashur të bëhem avokati i djallit, si dhe pa paragjykuar gjykimin e deputetit socialistë për qarkun e Vlorës, i vetmi njeri që nuk duhet të shfaqet në Sarandë është Koço Kokëdhima.
Afro një vit më parë, ish sekretari i tij personal i deputetit socialistë, Agron Cane, ishte njeriu që tentoj të kryej treshe marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare jetime, si dhe me nënën e saj.
Më është dashur të paktën gjashtë muaj të investigoj një nga skandalet më tronditëse në Shqipëri dhe çuditërisht në këtë histori ka gisht Koço Kokëdhima, jo si autor, por si një njeri që për shumë kohë nuk dinte që kodoshi dhe mëkëmbësi kërkonte të trupëronte një jetime, madje në selinë e Partisë Socialiste dega Sarandë.
Fati desh që 14-vjeçarja nuk u poshtërua nga njerëzit e Koço Kokëdhimës, sepse nëqoftëse ajo video nuk do të ishte publikuar në media, sot do të kishim Agron Canen kandidat për kryebashkiak të Sarandës dhe jo “vajzën e Koços”, Florjana Kokën.
Dorëheqja e Vangjel Dules nuk erdhi si pasojë e një veprimi emocional, sepse Vangjeli nuk mund t’ia lejoj vetes që karriera e tij shumëvjeçare ta shkatërroj me dorën e vet, apo siç thotë Koçoja “për të mbrojtur të inkriminuarit…”.
Dorëheqje e Dules ka qenë tërrësisht parimor, sepse Vangjeli nuk është i rastësishëm në politikë si Koço Kokëdhima, i cili në pleqëri është bërë deputet me listat e mbyllura, sepse këtë e mundësoi Edi Rama.
Në fakt, Vangjel Dule është një politikan karriere, që ka refuzuar çdo karrige ministrore, jo se nuk di ta bëj, por ka preferuar ta zhvilloj aktivitetin e tij politik në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Në jug të vendit, zgjedhësit e njohin mirë figurën e deputetit socialist, Koço Kokëdhima. Gjatë dy viteve të fundit, Koçoja ka punësuar në administratën shtetërore me qindra njerëz të inkriminuar, të parsimuar, të paaftë, si dhe qejfli fëmijës.
Deri tani Koçoja nuk ka thënë një fjalë për emërimet, pavarësisht se çdo ditë ai merr letra pafund nga zgjedhësit e tij.
Ai nuk ka kurajo të reagoj si Vangjeli Dule, sepse i mungon kultura e dorëheqjes, gjë që e ka treguar me skandalin e Sarandës, që në vend të heshtje dhe të kërkonte shkurt “falje”, befas ku individ publikon emrin e nënës, duke e vënë në rrezik jetën e saj dhe të 14-vjeçares.
Vangjel Dule nuk mund të krahasohet me Koço Kokëdhimën nga niveli intelektual, është mijëra vite larg universit.
Koçoja nuk ka të drejtë të bëj fushatë kundër Vangjel Dules, jo se nuk e gëzon këtë të drejtë, i takon sepse është këputur ku zgjodhi si mëkëmbës Agron Cane, por të inkriminosh një lider sepse nuk i pëlqeu dorëheqja e tij, kjo nënkupton patriotizëm alla Koço.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s