OPINION / ZAMIRA RAMI, LËSËISTJA QË NUK FOLI SHQIP NË EMISIONIN “SHQIP”

ZAMIRA RAMI-22 MAJ 2015

Nga Telnis Skuqi
Kandidatja për kryetare të Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, i kishte të gjitha mundësitë të përfaqësonte denjësisht elektoratin e saj në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, në kanalin televiziv “Top Channel”.
Përballë tre kandidatëve femra lësëistja Rami ishte një “akademike” jo cilësore për të përballuar nivelin e bisedës, pavarësisht se moderatorja u përpoq ta rehabilitonte atë.
Për të, nuk ka rëndësi përmbajtja, por prezenca e saj, për t’i treguar zgjedhësve se ajo e ka hallall votën.
Në fakt, zonja Rami humbi një shancë të çmuar. Ajo nuk foli për situatën ekonomike që po përjetojnë sot gjirokastritët, sepse këtë të keqe e ka mundësuar LSI-ja.
Rami nuk kishte asnjë vizion për Gjirokastrën se cila është rruga që sjellë zhvillim, por i qante hallin fermerit në Picarit se ku do përfundonin domatet dhe kastravecat.
Kandidatja e LSI nuk tha pse gjirokastritët po përjetojnë mungesën e ujit të pijshëm prej 25 vitesh.
Fatkeqësisht lësëistja Rami nuk foli pse Gjirokastra gjatë 15 viteve të fundit është betonizuar, ndërsa kalldrëmet janë zhdukur në drejtim të paditur.
Kandidatja Rami harroj të thotë se Ministria e Kulturës e morri me qira qytetin e Gjirokastrës për një javë, sepse ishte e interesuar të zhvillonte Festivalin Folklorik, ndërsa fondet ngelën në kryeqytet.
Meraku i vetëm i lësëistes Rami ishte tatuazhi i saj, sepse ishte mundësia e vetme për t’i treguar publikut se ajo është një kandidate që ecën me hapin e kohës.
Zamira Rami shpërdoroj një mundësi të artë për të treguar vlerat e saj si gjirokastrite, por investoj vetë për të dështuar në mënyrë spetakolare, sepse qysh në prezantimin e saj, zonja nga qyteti kishte shkuar me mendësinë se gjirokastritët do ta votojnë atë si dele.
Lësëistja e gjirokastrës nuk kuptoj se në emision “Shqip” nuk ka shkuar për të bërë fushatë elektorale, por për të folur për rolin e gruas në vendimmarrjen e pushtetit vendor.
“Akademikja” Rami harroj se të fliste shqip në emisionin “Shqip”, sepse është krejt ndryshe të flasësh “live” dhe krejt ndryshe të fabrikosh takimet elektorale.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s