REPORTAZH / RILINDJA PREMTON, FASONET FALIMENTOJNË

ERION VELIAJ

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Administratorja Adelina X. i besoj verbërisht premtimeve të rilindjes, por prej gjashtë muajsh, zonja që ka administruar një fason në lagjen “Zinxhira” ka falimentuar dhe bashkë me të rreth 100 punonjëse sot janë të papunë.
Përpara 23 qershorit 2013 kishte punë me bollëk. Në bashkëpunim me një biznesmen grekë, ajo ngriti një biznes të suksesshme.
Taksat dhe sigurimet e punonjësve i paguante rregullisht, sepse siguronte të ardhura të kënaqshme nga biznesi.
“Sinqerisht biznesi që administroja ishte një histori suksesi. Punoja ditë e natë”, tregon Adelina.
Sipas saj, biznesi nisi të rrokulliset pas ardhjesh në pushtet të së majtës.
“Sinqerisht besova në programin e rilindjes, madje e votova sepse premtuan uljen e taksave, por ndodhi e kundërta”, thotë Adelina, afro një vit më parë ky biznes u vizitua edhe nga Erion Veliaj, i cili premtoj fond për nxitjen e punësimit, gjë që rezultoj mashtrim.
“Rritja e energjisë elektrike, si dhe dyfishimi i taksës solli falimentimin e fasonit. Të paktën 100 punonjëse tashmë janë të papunë”, vijon ajo.
Sherife A., nëna e tri fëmijëve të mitur, e vlerëson shkatërruese ekzistencën e familjes së saj, qysh ku fasoni u mbyll gjashtë muaj më parë.
“Isha mirë e bukur. Të paktën 500 euro në muaj nxirrja nga puna e përpunimit të kartonit, por tashmë po diskutoj bukën e fëmijëve”, thotë Sherifeja.
Për të, falimentimi i ka shkaktuar një dramë, sepse nuk ushqen dot fëmijët, pasi edhe burri është i papunë.
“Ishim keq përpara 23 qershorit 2013, por sot jemi keq e mos me keq. Këtë e mundësoj Erioni dhe rilindja e tij. Edhe ndihmën ekonomike pa hoqën, sepse sipas tyre unë jam e aftë për punë”, shprehet Sherifeja e revoltuar nga zhgënjimi i premtimeve bosh.
Më tej, Sherifja tregon se ka kërkuar punë në Zyrën e Punësimit, por nuk ka gjetur.
“Nëqoftëse Erioni do të kandidoj sërish në Gjirokastër ta harroj votën time, sepse është një kokër mashtruesi. Unë nuk marrë vesh se si funksion një biznes, megjithatë jam e bindur se unë e humba vendin e punës nga rritja e taksës së rilindjes”, thekson Sherifeja dhe sakaq largohet drejt banesës së saj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s