KOMENT / NUK TËRHIQEM PËRPARA ZAGARËVE

TELNIS SKUQI

Nga Telnis Skuqi
Prej 72 orësh të fundit, qindra komentues, sigurisht lësëista, nuk kanë lënë libër shtëpie pa ofenduar personalitetin tim, madje disa kanë guxuar të kërcënojnë hapur me figurë dhe zë familjen time.
Reagimi i tyre ka ardhur pas komentin tim “Zamira Rami, lësëistja që nuk foli shqip në emision ‘Shqip’”.
Personalisht i kuptoj reagimet e komentuesve. Ata presin që gazetarët kritik të mos kritikojnë kandidaten, sepse, sipas tyre, ajo nuk ka të kritikuar.
Reagimi im si gazetar ndaj kandidates për kryetar të Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, nuk është personal, por parimor.
Unë kam të drejtë të bëj oponencë si gazetar, ndërsa Rami është në të drejtën e saj të bëj fushatë dhe të kërkojë sipas mënyrës së saj votëbesimin e komunitetit për të udhëhequr për katër vitet e ardhshme pushtetin vendor.
Këtë të drejtë shqiptarët e kanë fituar në vitin 1990, pas rrëzimit të sistemit komunist.
Pa dashur të bëj rolin e avokatit të djallit, gjatë katër ditëve të fundit, qindra komentues anonim, kanë tentuar të ushtrojnë presion psikologjik ndaj meje dhe familjes sime, për të më detyruar mua të mos ushtroj profesionin tim 17 vjeçar.
E quaj të patolerueshme që disa komentues, që fshihen pas rrjeteve sociale, guxojnë të përdorin një fjalor krejtësisht ordinere.
Fatkeqësisht kam konstatuar se shumë komentues janë brezi i pas viteve 1990.
Ata nuk e njohin ose nuk duan ta njohin se koha e diktaturës, ku njerëzit ishin robot të një sistemi, ka përfunduar 25 vite më parë.
Në fakt, kjo kulturë po instalohet me shpejtësi pas 23 qershorit 2013, sepse këtë sistem po e mundëson një parti që vjedh dhe grabit me qetësi dhe dashuri.
Në jug të vendit, sidomos në Gjirokastër, po shfaqet rrezikshëm një parti sekti, siç është Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).
Për ta nuk ka rëndësi “x” apo “y”, por kontrolli mbi mendimin ndryshe.
Unë jam i bindur se Zamira Rami, nëna e dy fëmijëve, nuk ka gisht në këtë histori, siç jam i bindur se kandidatja për postin e kryebashkiakut të Gjirokastrës nuk shikohet si vlerë, por si një send pavlerë, sepse parimi i lësëistave është të “ndukim çfarë në ndukim”.
Tashmë është e provuar prej tetë vitesh, që lësësistat nuk kanë asnjë histori suksesi në administratën shtetërore.
Mijëra shqiptarë aktualisht po diskutojnë bukën e fëmijëve, ndërsa ata që janë rreshtuar tek LSI po pasurohen mbi kurrizin e taksapaguesve dhe janë gati të kërcënojnë çdo njeri që iu del përpara.
Të jesh gazetar kritik në një cep të Shqipërisë nuk është lehtë.
Për ta nuk ka rëndësi se çfarë përfaqëson, mjafton të jesh bashkëpunëtor me ta ose armiku i tyre.
Ku kërcënohet kaq hapur një gazetar, kush më garanton mua që kjo nuk ndodh tek njerëzit e thjeshtë?
Kërcënimet në blogun tim kanë një qëllim të dyfishtë, të denigrojnë forcën e medias, si dhe të parandaloj frymën kundër lësëistave, të cilët janë bërë realisht kanceri i shoqërisë.
Ata që menduan dorëzimin tim përpara presioneve dhe kërcënimeve i kanë bërë llogaritë gabim, sepse nuk kam ndërmend të tërhiqem përpara zagarëve.

Advertisements

1 Koment

  1. Ne asnje fushe te jetes ku kane “kontribuar” aparatçiket e LSI-se , nuk kane dhane rrezultate pozitive , perkundrazi kontributi i tyre ka qene ne sensin negativ , si ne bashkeqeverisjen me PD-ne , ashtu dhe tashti me PS-ne. Absolutisht jane te vetmit qe flasin e s’kane bere e s’bejne asgje . Nuk kane asnje bilanc askund per te bere .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s