PSE KAM VENDOSUR TË VOTOJ IGLIN DHE JO ZAMIRËN

IGLI KOKALARI-REVISTA ELEKTORALE-QERSHOR 2015

Nga Telnis Skuqi
Gjatë dy zgjedhjeve të fundit në zgjedhjet vendore, përkatësisht 2007 dhe 2011, kam votuar me bindje kryebashkiakun në detyrë, Flamur Bime, sepse ndihesha mirë me veten.
Një tjetër arsye pse kam votuar Flamurin, është fakti se Bime ishte Bime dhe jo vasal i një deputeti apo një force politike.
Këtë herë kam vendosur të votoj me “të dyja duart” kandidatin e djathtë, Igli Kokalari, sepse nuk dua që Gjirokastra të bashkëqeverisë me bashkëkryetarë.
Zamira Rami është në të drejtën e saj të maksimizoj votat e socialistëve, madje të pretendoj të fitoj, megjithatë problemi qëndron se ku do ta qeverisë Bashkinë e Gjirokastrës, zonja nga qyteti apo deputeti Vangjel Tavo.
Në fakt, gjirokastritët nuk ka nevojë për një superdeputet, sepse në qoftë se LSI fiton Bashkinë e Gjirokastrës edhe gurët do t’i blejnë tek Vangjel Tavo.
Historikisht gjirokastritët kanë ndëshkuar me votë të gjitha ata deputetë që kanë pretenduar të bëhen superdeputet, siç është rasti i Makbule Çeços, Arta Dades, Genc Rulit etj.
Si zgjedhës kam frikë të zgjedhë Zamirën, jo se nuk besoj tek vizioni i saj, por jam i sigurtë që Rami do jetë “de juro” kryebashkiake, ndërsa Tavo “de facto”, gjë që as vetë lësëistat nuk e mohojnë.
Kjo është arsye pse unë kam vendosur të votoj Iglin Kokalari dhe jo Zamira Ramin.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s