KOMENT / DEBATI I HUMBUR I ZAMIRA RAMIT

DEBATI TELEVIZIV-KOKALARI-RAMI-NEWS 24-3 QERSHOR 2015

Nga Telnis Skuqi
Sërisht lësëistja, Zamira Rami, kandidatja për kryetare të Bashkisë së Gjirokastrës, humbi shansin e saj në debatin televiziv të “News 24” me rivalin, Igli Kokalari, përfaqësues i Partisë Demokratike, pasi në mënyrë tinëzare ajo mohoi me zë dhe me figurë se “Zonja në zgjedhet lokale përfaqëson të majtën, jo LSI”.
Jashtë çdo logjike, zonja Rami u mundua të përfaqësoj një parti që fatkeqësisht nuk i takon asaj, por socialistëve gjirokastritë.
Po të ndjekësh logjikën e Zamirës, natyrshëm lind një pyetje: Kush e ka udhëhequr për 15 vite qytetin e Gjirokastrës, Partia Socialiste (PS) apo Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)?
Pasiguria e saj për të qenë e sinqertë me veten dhe me zgjedhësit, nuk është se çfarë përfaqëson ajo, por ajo çfarë realisht përfaqëson, sepse të përfaqësosh LSI nuk është turp, por turp është të mohosh babain dhe nënën për të shpëtuar nga humbja e zgjedhjeve lokale që pritet të finalizohet në fundjavën e katërt të këtij muaj.
Një tjetër problem për të majtën është vetë zonja Rami, sepse ajo nuk përfaqëson interesat e gjirokastritëve, por të deputetit Vangjel Tavo, si dhe të lësëistave, të cilët presin me padurim të marrin në kontroll një bashki që ka nevojë të ringjallet pas 15 vitesh qeverisje të së majtës.
Në debatin e sotëm (3 qershor 2015), “akademikja” Rami u përpoq ta shumëzoj me zero punën kryebashkiakut në detyrë, njëherazi arkitektin e fushatës së saj, Flamur Bimes, duke i mohuar sukseset dhe dështimet e tij, ndërsa ajo u paraqit përpara elektoratit si e vetmja përfaqësuese e së majtës që mund të sjellë ndryshimin në Bashkinë e Gjirokastrës.
Gjirokastritët nuk kanë nevojë për një lugë gjellë në 100 ditët e para, nëqoftëse zonja Rami zgjidhet në postin e kryebashkiakut.
Nuk ka turp më të madh t’i mbushësh barkun me supë 100 familjeve në nevojë.
Kjo lëmosh nuk e çon Gjirokastrën në drejtimin e duhur.
Njerëzit kanë nevojë për punë dhe dinjitet, gjë që kjo qeveri prej 18 muajsh nuk ka treguar respekt për këtë kategori, sepse ajo si prefekte e qarkut të Gjirokastrës nuk e ngriti kurrë zërin si përfaqësuese e qeverisë për jetën e tetë gjirokastritëve, që u vetëflijuan më mënyrë tragjike, pasi një ditë më parë partia që ajo përfaqëson (LSI), i pushoj nga puna.
Zonja Rami nuk e di, që gjitoni i pallatit tim në lagjen “Zinxhira”, një mesoburrë, intelektual dhe teknokrat 24 karat, Dh. T., iku nga kjo jetë sepse nuk kishte asnjë qindarkë për të blerë ilaçet për azmën, pasi drejtori i LSI i tregoj rrugën për të “rilindur” më moshën 62 vjeçare.
E tregova këtë histori të shkurtër, jo për të bërë fushatë në kurriz të viktimave, por për të kuptuar se në çfarë situate janë katandisur gjirokastritët.
Vizioni i Gjirokastrës, zonja Rami nuk është “baypassi” në zonën muzeale apo unaza e re, por është familja, pasi pa familje nuk ka atdhe, pa familje nuk ka zhvillim Gjirokastra, pa familje nuk ka prosperitet, pa familje nuk ka as LSI.
Si gazetar investigativ prej 17 vitesh, e quaj të papranueshme që kulmin e papunësisë, lësëistat të bëjnë një fushatë luksi, ku fare mirë ato lekë të hedhura për postera të përdoreshin për hapje e vendeve të punës.
E quaj skandaloze që një parti hajdutësh, siç është LSI-ja, të pretendoj të përfaqësoj të majtën, pasi është kjo forcë politike që katër vite më parë nuk ka lënë libër shtëpie pa thënë për PS dhe kryebashkiakun në detyrë, Flamur Bime, dhe befas sot thotë të kundërtën.
Nuk është argument të thuash “Kohët kanë ndryshuar nga atëherë”, zonja Rami për të shmangur përgjegjësitë, sepse qytetarët e këtij qyteti nuk e meriton t’i ofendosh inteligjencën, pasi ky qytet është ndërtuar nga aristokratët për aristokratët.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s