PSE ZAMIRA RAMI NUK I PËLQEN TË PËRFAQËSOJ LSI?

ZAMIRA RAMI

Nga Telnis Skuqi
Asnjë shqiptarë nuk e vë në dyshim se Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) është bërë kanceri i shoqërisë dhe këtë fare mirë e ka kuptuar edhe kandidatja e kësaj force politike për kryetare të Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, e cila në debatin e fundit televiziv (3 qershor 2015) në “News 24” me rivalin e saj, Igli Kokalari, përfaqësues i Partisë Demoraktike (PD), pretendonte se ajo përfaqësonte të majtën.
Socialistët gjirokastritë nuk e njohin “akademiken” si kandidate, pasi zonja Rami nuk u zgjodh nga Partia Socialiste (PS), por realisht nga LSI.
Në fakt, kjo e vërtetë e hidhur nuk mund ta mohoj lësëistja Rami, pasi është provuar që me LSI ëndrrat bëhen realitet, pavarësisht profilit të saj të ulët politik.
Personalisht e kam ndjekur me shumë vëmendje fushatën e saj elektorale.
Në çdo takim që ka organizuar, ajo vazhdimisht ka premtuar, premtuar dhe vetëm premtuar, por asnjëherë nuk ka kritikuar.
Për të, nuk ka rëndësi se kush e ka drejtuar prej 15 vitesh qytetin e Gjirokastrës, socialistët apo demokratët.
Strategët që drejtojnë fushatën e lësëistes Rami kanë zgjedhur një metodë shumë të gabuar.
Ata janë të vetëdijshëm se tashmë gjirokastritët janë të mërzitur me keqqeverisjen 15 vjeçare dhe mundohen që këtë katrahurë t’ia faturojnë demokratëve.
Askush nuk mund ta mohoj se socialistët kanë pasur në dorë “gurin” dhe “arrën”.
Të gjitha vendimet për mirëqeverisjen lokale kanë qenë të mirëkontrolluar nga socialistët, madje edhe dështimet.
Me daljen në skenë të LSI, socialistët janë ndëshkuar më shumë se demokratët, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.
Lësëistat edhe pse një parti me 700 vota, janë bërë zot të Gjirokastrës.
Nga 14 drejtori të rëndësishme rajonale, 10 prej tyre administrohen lehtësisht nga LSI-ja.
Në administratën shtetërore kudo shikon lësëista kokëtop, të padiplomuar dhe të inkriminuar, ndërsa socialistët figurojnë të papunë me kohë të plotë, sepse ata nuk kanë pranuar në jenë kauza e LSI.
Një tjetër paturpësi për socialistët gjirokastritë është deputeti i LSI, Vangjel Tavo.
Për të, tashmë nuk i intereson mandati politik, pasi mandati që gëzon nuk i jep mundësi të gëzoj mandat ekonomik.
Gjirokastra për lësëistat është i vetmi qytet që mund të kthehen në korporatë fitimprurëse, pasi është drejtimi i duhur për të shkërmoqur kritikët, kundërshtarët politik, madje edhe socialistët gjirokastritë.
Për të finalizuar ëndrrën e tij disavjeçare, deputeti Vangjel Tavo ka përzgjedhur një profil të ulët politik, siç është “akademikja”, Zamira Rami, një femër që mund të administrohet lehtësisht nga të interesuarit.
Zamira Rami e di shumë mirë që ajo është përfaqësuesja reale e LSI, siç e di fare mirë që kjo forcë politike i ka dyert e mbyllura në Gjirokastër.
Në përballje me rivalin e saj, Igli Kokalari, lësëistja Rami është si nata me ditën, nuk ka të krahasuar, si nga inteligjenca ashtu edhe nga profili.
Igli Kokalari është mjek, jo laborant, ndërsa Rami është laborante, jo akademike.
Të gjitha argumentet të lartpërmendura e kanë detyruar Zamira Ramin të “heq dorë” nga LSI-ja dhe të prezantohet si kandidatja e së majtës, por llogaritë i dalin gabim.
Socialistët gjirokastritë nuk pranojnë që “kamikazët” e LSI-ë të vjedh historinë e një partie me shumë histori, sepse lësëistat ka shijuar vetëm të mira që sjellë pushteti, ndërsa socialistët kanë shijuar dy herë opozitën, prandaj Zamira Rami nuk i pëlqen të përfaqësoj LSI-në, por të majtët.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s