GAFA E ZAMIRA RAMIT: “ISMAIL KADARE ËSHTE KOLOSEU I LETËRSISË BOTËRORE” (ËSHTË KOLOS, ZAMIRA)

ZAMIRA RAMI-5 QERSHOR 2015

Nga Telnis Skuqi
Pavarësisht se rreth vetes ka një staf mediatik që kontrollon çdo fjalë, pavarësisht se të gjitha takimet i fabrikon përpara se të dali në media, kjo nuk është e thënë që gjithçka t’i shkoj vaj kandidates së Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) për kryetare të Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami.
Në mënyrë më skandaloze, madje 15 metra larg banesës së shkrimtarit të madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, gjatë një takimi me banorët e lagjes “Palorto”, për t’u shfaqur akademike përpara elektoratit, zonja Rami është përpjekur të flasë me fjalë të zgjedhura, por ka gabuar rëndë, madje çuditërisht nuk e ka korrigjuar gafën, por ka ecur përpara me fjalimin e saj.
E emocionuar zonja Rama tentoi të vlerësonte figurën e Kadares, por në vend të fjalës “kolos”, ka përdur fjalën “koloseu”.
“Mirëmbrëma banorë të lagjes “Palorto”. Mirëmbrëma banorë të lagjes ku ka lindur Ismail Kadareja, koloseu (duhet kolosi) i letërsisë botërore”, është shprehur Rami (minuta 28:10 në videon e mëposhtme) dhe sakaq banorët duartrokasin pa e ditur se çfarë gafe ka bërë “akademikja”.
Sa për saktësim dhe informacion për kandidatet gjirokastrite, Zamira Rami, fjala kolos ka kuptimin e një njeriu që ka kryer vepra shumë të rëndësishme në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore (art, letërsi etj), ndërsa fjala koloseu është një objekt monumental, i ndërtuar nga perandori i Romës, Vespasiani, e cila filloi mes viteve 73-75 pas Krishtit dhe përfundoj në vitin 79, ku perandori vdiq.
Për ndërtimin e kësaj vepre madhështore u përdor gur gelqëror, i përpunuar në një minierë në Tivoli, 20 milje larg Romës, shtufë gëlqerore, ciment, pllakat, si dhe mermer.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s