POLICIA ARRESTON FOTOGRAFEN E KOKALARIT, E PADIT ZAMIRA RAMI PËR “SHPIFJE”

BESA SELFO

Nga Telnis SKuqi
“Nuk ke shansin të fitosh”, ka komentuar në statusin e saj në “Facebook”, Besa Selfo, njëherazi fotografja e kandidatit të djathtë për kryetar të Bashkisë Gjirokastër, Igli Kokalari, por kjo deklaratë ka qenë e papranueshme për kandidaten e LSI, Zamira Rami, e cila një ditë më parë ka bërë një kallëzim penal për “shpifje”, gjë që ka detyruar policinë lokale të shoqëroj në ambientet e komisariatit.
Ky skandal është mundësuar personalisht nga kandidatja Zamira Rami, e cila komenti i Besës nuk i ka pëlqyer.
Roland Bejko, kryetari i Partisë Demokratike Gjirokastër, e ka cilësuar shoqërimin e Besa Selfos të paprecedent, si për policinë ashtu edhe për kandidaten e LSI.
“Është e papranueshme që një koment të cilësohet shpifje dhe akoma me keq që kallëzimin e ka kryer personalisht Zamira Rami”, tha Bejko.
Sipas tij, kandidatja për kryetare të Bashkisë Gjirokastrës, Zamira Rami, ka shkuar vetë në polici për të ngritur një akuzë për një fotografe, vetëm se ajo nuk kishte të njëjta bindje politike me të.
“Reagimi që kandidatja formale e LSI ka bërë në komisariat ndaj anëtares së kryesisë së FRPD-së, Besa Selfo, është dëshmia më e qartë se Zamira Rami dhe mentori i saj, Vangjel Tavo, kanë humbur qetësinë për arsyen e thjeshtë, se nuk po i dalin mirë llogaritë për zgjedhjet e 21 qershorit”, thotë Bejko, ndërsa shton se ky është një veprim i turpshëm që padyshim ka kosto elektorale për të.
Më tej, Bejko tha se LSI ka zgjedhur presionin dhe frikën ndaj qytetarëve për shkak të mungesës së një alternative lokale.
“Si parti fituese dhe kandidati i saj për kryetar bashkie, Igli Kokalari, nuk kemi ndërmend të humbasim kohë me denoncime qytetarësh për negativitetet që janë shprehur a mund të shprehen në rrjetet sociale. Qëndrimi është në raport me kandidatët, është më tepër etik dhe moral në planin personal të gjithsekujt, sesa një çështje penale”, nënvizon Bejko.
“Liria e shprehjes qenka armiku më i madh i LSI-stave!”, shton ai.
“E dënojmë fort veprimin e kandidates formale Zamira Rami”, përfundon deklaratën Roland Bejko, kryetari i degës së Partisë Demokratike Gjirokastër.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s