KOMENT / PSE GJIROKASTRITËT DO VOTOJNË KUNDËR LSI, LËSËISTAVE DHE VANGJELËVE

ZAMIRA RAMI

Nga Telnis Skuqi
“Pse deputeti i LSI, Vangjel Tavo, e kërkon me domosdoshmëri Bashkinë e Gjirokastrës”, më pyeti sot një socialistë i ndershëm gjirokastrit.
Sinqerisht ngela pafjalë, jo se përgjigjen nuk e kisha në mendje, por më habiti që këtë pyetje ma bëri një socialist, rreth 50 vjeç, banor i lagjes “Palorto”.
Në fillim u përpoqa ta fajësoj Vangjelin, sepse doja të dija motivin e tij.
“O djali, mos më di budalla mua, si Vangjeli”, më pyeti sërish ai.
“Nuk e shikon që Vangjeli nuk del në fushatë, sepse vetëm ka gënjyer dhe mashtruar këtë popull”, shton ai.
Në fakt, socialisti ka të drejtë. Vangjeli del natën si lugat, premton në errësirë, punëson në errësirë, shpërndan sondazhe në errësirë, ndërsa ditën zhduket pa lënë gjurmë.
Vangjeli përpiqen me mish dhe me shpirt ta fitoj këtë betejë, sepse ka një ëndërr shumëvjeçare dhe tani mendon se i ka ardhur dita të bëhet VALIU I JUGUT.
Burime të sigurta brenda LSI (Lëvizjes Socialiste për Integrim), thonë se sondazhet e brendshme brenda kësaj force politike e nxjerrin humbëse, Zamira Ramin.
Po i njëjti burim, thekson se humbësi real nuk është laborantja Rami, por Vangjel Tavo, pasi këtë humbje e mundëson deputeti i LSI për qarkun e Gjirokastrës.
Gjirokastritët e majtë dhe të djathtë, thonë burime brenda LSI, nuk pranojnë që një Vangjel ta bëjnë superdeputet.
Këtë humbje e paralajmëroj vetëm deputeti Tavo, si dhe kryetari në detyrë i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, disa ditë më parë.
I pari (Vangjeli Tavo) u përpoq të manipulojë opinionin publik në një konferencë shtypi të organizuar shpejt e shpejt nga deputeti i LSI, ndërsa i dyti (Flamur Bime) e cilësoi Zamira Ramin fituese, sepse e nxjerrin sondazhet, jo vota e popullit (kulmi).
Nxitimi për ta bërë fituese Zamira Rami me pahir, dy javë përpara se gjirokastritët të shprehin vullnetin e tyre me votë, tregon qartë se LSI ka humbur shansin të fitojë Gjirokastrën, sepse brenda këtij koalicioni Rami-Tavo ekzistojnë 10 gabime:
1) paqëndrueshmëria;
2) kandidatja e gabuar;
3) pakënaqësia ndaj keqadministrimit të pushtetit vendor prej 15 vitesh nga e majta;
4) deputeti i gabuar në kohën e gabuar;
5) keqmenaxhimi i administratës;
6) presioni ndaj administratës;
7) varfëria;
8) zhgënjimi;
9) mashtrimi, dhe e fundit
10) sepse përballë kanë një doktor që respekton të varfërit, duke hequr dorë nga luksi i tepër i fushatës.
Këto gabime tashmë nuk mund të korrigjohen më.
Është skandaloze që Zamira Rami të braktisë fushatën e saj dhe të shkojë me këmbë të veta në komisariatin e policisë për të denoncuar një qytetare, vetëm se ajo tha “Nuk ke shansin të fitosh”.
Nuk e di se kush e këshilloj zonjën Rami të ndërmerrte këtë hap të gabuar, por jam i sigurt që me këshilltarët që ka rreth vetes nuk shkohet drejt Bashkisë së Gjirokastrës.
Gjirokastritët e dinë që Zamira Rami është krahu i djathtë i Vangjel Tavos, jo Vangjeli krahu i djathtë i Zamirës, prandaj zgjedhësit më 21 qershor 2015 do ta ndëshkojnë me votë LSI, lësëistat dhe Vangjelët.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s