TË FALA VANGJELIT!

VANGJEL TAVO

Nga Telnis Skuqi
Nuk e di pse në mendje më erdhi togfjalësi “Të fala Vangjelit!”, ndoshta nga komentet fyese ndaj meje, të cilat nuk më demoralizojnë, përkundrazi më japin frymëzim të pakufizuar.
Disa muaj më parë, një kolegu im, i revoltuar nga keqqeverisja e rilindjes më tha “se një parti e mençur duket në “facebook”, sepse atje shikohet realisht fytyra reale e një force politike”.
Në fakt, miku im ka të drejtë.
Prej një jave, dhjetra mercenarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në Gjirokastër, mundohen të më demoralizojnë me komente tepër të rënda, madje dikush ka guxuar të merret edhe me familjen time, është një gafë e rëndë, madje shumë e rëndë, sepse këta kokëtopa nuk e njohin familjen, ose nuk dinë ta respektojnë kundërshtarin.
I kuptoj, nuk kanë faj, janë të rinjë, të papjekur dhe idiota të certifikuar nga LSI-ja.
Personalisht ndihem i qetë, jo se nuk di të reagoj, por nuk ia vlen të merresh me lësëista të pavlerë.
LSI ka në gjirin e vet edhe njerëz me mend në kokë, që dinë të administroj situata, dinë të kuptoj ku nis dhe përfundon e drejta e një njeriut, madje dinë edhe në dallojnë kush janë mercenarët dhe kush janë dashamirësit.
Në kohë fushate ka tifozëllëk, ka emicione, ka simpati, ka edhe urrejtje, por është e papranueshme që kundërshtarin politik sa shikosh si armik të betuar.
Një këndvështrim i tillë nuk ekziston tek lësëistat gjirokastritë, të cilët janë gati ta bëjnë nënën e fëmijëve të mi të përdalë, vetëm që ata të më demoralizojnë.
Nuk kanë faj, ku në krye të stafit elektoral dhe LSI është deputeti Vangjel Tavo, i cili kërkon me domosdoshmëri të tjetërsoj vullnetin e sovranit, duke blerë vota, duke manipuluar zgjedhësit, duke shpërndarë miell si urith, apo duke tentuar të blejë heshtjen e kundërshtarëve politike.
Një skuadër shkëlqen ku në krye kanë një drejtues të shkëlqyer, jo një LSI që vjedh, grabit, shkatërron dhe urdhëron vrasjet me shpejtësi, me qetësi dhe me dashuri.
Personalisht nuk do të lejoja vetes që ndonjë kometues të fyente familjen e kundërshtarit tim politik, sepse parimi për mua i shenjtë është: “Atdheu fillon nga familja!”.
Ndihem i keqardhur që shumica e komentuesve janë brez që kanë ardhur në jetën pas vitit 1990, por fatkeqësisht me rezulton se këta janë kokëtopa, nuk dinë ta respektojnë kundërshtarin me dinjitet.
Të isha në vend të Vangjelit Tavos, unë do t’i merrja me shkelma këta mercenarë, të cilët e dëmtojnë kauzën e një force politike.
Personalisht nuk dua ta besoj që Vangjeli ka gisht në këtë histori, por e quaj të pafalshme që ky deputet, që përfaqëson në fund të fundit interesat e komunitetit, nuk ka reaguar si qytetar.
Heshtja e tij tregon miratim, pasi mendon se me komentet fyese ndaj meje, madje edhe me kërcënimet deri në prerje koke të dy fëmijëve të mi dhe bashkëshortes, do të më detyroj mua të hesht. TA HARROJ!!!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s