“TRI HERË MAT” Z. TAHIRI

Albania’s Interior Minister Saimir Tahiri speaks at a news conference in Gjirokastra city, close to Lazarat village, 230 kilometers (140 miles) south of capital Tirana, Tuesday, June 17, 2014. Near-continuous gunfire rang out from the lawless village as hundreds police have arrived to battle well-armed marijuana growers who were trying to thwart a government crackdown. . AP Photo/Hektor Pustina
Nga Telnis Skuqi
Sado të justifikohet ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri lidhur me intervistën e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, tashmë është e qartë së ky njeri është i kapur nga grupet kriminale që trafikojnë lëndën narkotike “made in Albania” përtej kufirit nga toka, deti dhe ajri.
Nuk ka dyshim për asnjë shqiptarë që avionët e vegjël jo vetëm që nuk janë mushkonja, por fluturojnë me shumicë si mushkonja.
Paaftësia e Policisë së Shtetit për të zbuluar dhe parandaluar këto lloj trafikun nuk ka lidhje me mungesën e burimeve njerëzore, përkundrazi Shqipëria i ka me bollëk, por aktualisht ata kanë fluturuar si avionët e drogës nga puna, sepse bëheshin pengës për grupet kriminale të rilindura nga rilindësit.
Trafiku i hashashit ka ekzistuar para dhe pas 23 qershorit 2013, por ndryshe nga qeverisja e mëparshme, hashashi kapi edhe hapësirën ajrore, monopolin e shtetit, dhe kjo u mundësua nga “Rilindësit”.
Dy vitet e fundit kultivimi i bimës së paligjshme është 10-fishuar në jug të vendit, pavarësisht se fshati Lazarat është hequr nga “lista e zezë”.
Organizatorët e kultivimit të kanabisit kanë gjetur shtigje të reja. ia
Tepelena dhe Përmeti aktualisht janë kthyer në toka pjellore të kanabisit.
Fermerët nuk kanë frikë ligjin, pasi për ta mendon vetë ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, sepse vetë mënyra se si i mbyll pushimet verore në një hotel luksi në Korfuz (Greqi), tregon qartë se sa i lidhur është ai me grupet kriminale.
Mbi një vit më parë, ishte këto grupe kriminale që kërcënuan hapur me SMS dhe vendosën kokën e dhisë gazetarin investigativ në Gjirokastër.
Gabimi i vetëm i tij ishte se ai guxoj të shkruaj të vërtetën lidhur me trafikun e drogës nëpërmjet avionëve të vegjël.
U deshën fiks tri javë që shkrimi i tij investigativ të faktohej me avionin e Divjakës.
Çuditërisht ky ministër keqpërdori postin dhe u detyrua dy herë brenda 24 orëve të përgënjeshtroj vetveten.
Ai vrapoj në podiumin e Ministrisë së Brendshme për të deklaruar se ishte Policia e Shtetit ka organizuar një operacion të madh, por çuditërisht më shpejt shkuan gazetarët në vendngjarje, se sa policia.
Një ditë më parë u provua që policia jo vetëm që nuk dinte asgjë për avionin e Divjakës, por çuditërisht deklaroj, se “mushkonja” kishte fluturuar për herë në parë në territorin shqiptarë.
E vërteta është krejt ndryshe, sepse Riformato ka bërë disa fluturime të “suksesshme” me avionin e tij, duke transportuar të paktën pesë herë drogë drejt Italisë nga Shqipëria, mjafton të kërkosh informacion në aeroportin grek të ishullit të Janinës.
Sikur të mos mjaftonte me keq, katër ditë pasi u “arrestua” avioni dhe u ndalua Riformatot, ky ministër del në televizor dhe akuzon sërish gazetarët si “të keqpërdorur”.
Sipas tij, nuk ka asnjë të vërtetë përveç deklaratës së tij nga podiumit i dikasterit dhe gazetarët nuk kanë të drejtë të investigojnë më tej skandalet e ministrit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Keqpërdorimi i postit të Ministrit të Punëve të Brendshme ka nisur qysh në janar të vitit 2014.
Ministri Tahiri është informuar me kohë për trafikun e hashashit ndërmjet avionëve të vegjël në Gjirokastër, qysh në muaj mars 2014, pasi në tavolinë e tij ka pasur në dispozicion dy raporte konfidenciale nga inspektori i antidrogës A. M., sepse në këtë trafik ishte lidhur direkt djali i një ish-deputeteje socialiste, sot në burg.
Lidhur me zhdukjen e raportin konfidencial ka kontribuar edhe ish-drejtori i atëhershëm i policisë së qarkut, Haki Cako, dhe për këtë meritë sot është emëruar kryepolici i Policisë së Shtetit.
Keqpërdorimi i pushtetit, si dhe fshehja e raporteve konfidenciale ndaj Komisionit Hetimor Parlamentar, që u ngrit enkas për të hetuar trafikun e drogës, e kanë bërë luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike zero.
Z. Tahiri në çdo dalje në media mundohet ta kthej në favor të tij operacionin kundër fshatin Lazarat që u ndërmorrë një vit më parë, por harron që sot në fshatin e prindërve të tij, Gusmar (Tepelenë) mijëra rrënjë hashash është kultivuar.
Si mund të quhet i suksesshëm një betejë, ku nga njëra anë, zhduket nga lista e zezë fshati Lazarat dhe, nga ana tjetër, Tepelena dhe Përmeti brenda një viti është bërë hambar i hashashit?!
Si ka fytyrë ky ministër të reagoj ndaj intervistës së një ish-shefi droge, ndërkohë prej një viti nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë për hashashin e Gusmarit, Tepelenës dhe Përmetit.
Reagimi yt ishte gabimi i tretë për ty, sepse të bënë fajtor akoma më shumë, pasi je vendosur për të drejtuar institucionin, jo për ta keqpërdorur postin për interesat personale.
Ti duhej të kishe dhënë dorëheqjen qysh, një vit më parë, atëherë ku një gazetar investigativ lokal të nxori bllof ti dhe Edi Ramën, sepse ai ishte më i informuar për trafikun e hashashit, se sa Ministri i Punëve të Brendshme dhe Kryeministri.
Shteti funksion me letra, jo me reagime në “facebook”, z. Tahiri.
Deklarata jote nuk të shpëtojnë nga dështimet e njëpasnjëshme, apo nga pushimet e tuaja luksoze në Korfuz, ndërkohë që mijëra familje shqiptarë kultivojnë hashashin, si bima që i nxjerrë nga varfëria.
Të garantoj se ti do të jesh histori suksesi me Konstanditët, atje do të jesh realisht Ministri i Trafikut të Drogës, sepse atë punë di të bësh më mirë në këtë jetë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s