EMAILI NUK ESHTE FUTBOLL Z. KRYEMINISTER…

4 (1)

Nga Telnis Skuqi
Edi Rama, kryeministri i shqiptarëve qysh prej dy vitesh, tashmë po keqpërdor veten për të shpërqëndruar problemet reale që po përjeton sot Shqipëria.
Prej disa orësh qarkullon në “sitet online” një email i tij, ku gjoja po kritikon ministrat arrogantë që vetë i ka emëruar me duart e veta.
Në fakt, problemi që dikton Rama janë reale, por më real është dekriminalizimi e politikës, ku vetë ky lider e ka kultivuar si hashash këtë zullum.
Publikimi i email-it të Ramës, nuk ka si qëllim të demaskoj ministrat e qeverisë, por kërkon të tërheq vëmendjen e opinionin publik ndaj lajmeve të ditëve të fundit.
Problemi real i Shqipërisë nuk është posta e tij elektronike (email).
Mijëra familje shqiptare sot po diskutojnë bukën e fëmijëve.
Qindra trafikantë sot po diskutojnë se me cfarë avioni do transportohet droga nga Shqipëri drejt Përëndimit, ndërsa disa ministra sot po diskutojnë si të shpëtojmë nga bataku ku janë futur.
Rasti i ministrit të Punëve të Brenshdshme, Saimir Tahiri, është tmerrësisht problematikë për qeverinë e Edi Ramës.
Një ish efektiv i “arratisur” nga Shqipëria akuzon drejtpërdrejt Tahirin si koka e trafikimit të drogës.
Vetë Tahiri i kapur “me presh në duar” mundohet ta shpërqëndroj skandalin tek SHQUP-i, madje nuk nguron të kërcënoj edhe gazetarin që guxoj të publikoj intervistën.
Në fakt, Edi Rama ka bërë një gabim të rëndë si kryeministër, sepse emaili i tij tashmë nuk i hynë në punë as Saimir Tahirit, as qeverisjes së tij, sepse është vetë kryeministri që e ka sjellë situatën deri në këtë pikë të zezë.
Ai me arrogancë nuk ka dëgjuar këshillat e ndërkombëtare, përkundrazi i ka akuzuar perëndimorë si “fara e keq” e kontinetit Europian.
Edi Rama qysh në ditën e parë të ardhjes në pushtet nuk ka menduar asnjë sekondë të vetme për shqiptarët. I vetmi sukses i tij është futja në politikë e njerëzve të dënuar penalisht apo të implikuar me rekorde kriminale përtej kufirit, sic është rasti i Prengës, Roshit, Bushit dhe kompani.
Arroganca e tij vazhdon me tej, me ngushëllimin e ish deputetes socialiste për qarkun e Vlorës, Luiza Xhuvani, a thua vallë ishte vrarë Konstandini, apo ishin vrarë katër njerëz në mes të kryeqytetit nga dora e Konstandinit.
Historikisht, Edi Rama, asnjëherë nuk e ka pranuar faj, përkundrazi gjithmonë ka gjetur justifikim, sic është rasti i zhdukjes së 160 milionë dollarv nga arka e shteti.
Cfarë do më shumë Edi Rama për të shkarkuar një palo ministër që direkt është implikuar me trafikun e drogës përtej kufirit.
Edi Rama mjafton të hedh një sy nga Shqipëria për të kuptuar se ky ministër mund të jetë i suksesshëm për qeverisjen e tij, por ka dështuar totalisht për të frenuar kultivimin e hashashit. Kjo do të ishte e mjaftueshme për një kryeministër që për katër minuta të firmos shkarkimin e Tahirit, megjithatë Rama preferoj të bëj të kundërtën, është ulur katër orë për për të shkruajtur një email dhe më pas Endri Fuga ta shpërndaj si ekskluzivitet në disa media proqeveritare.
Nuk ka turp më të madh që një kryeministër të sakrifikoj veten për të shpëtuar një spordhjak si Saimir Tahiri.
Shqiptarët nuk kanë nevojë të shikojnë se si luan ti futboll Rama, ata duan dinjitet, jo të tallesh bythën me një email z. Kryeministër.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s