BIJA IME! MËSUESEN DËGJOJE, TETA LINDITËN JO

lindita-nikolla

Nga Telnis Skuqi
Bija ime!
Të falenderoj shumë që sot, ndryshe nga babai, ike e gëzuar në ditën e parë të shkollës.
Dikur kam qenë edhe ynë si ty, i vogël, i imët dhe çamarok me sy blu.
E kujtoj si tani atë ditë. Kam qarë sa për gjithë jetën, sepse më mungonte diçka, prania e prindërve.
Bija ime!
Atë ditë nuk e harroj abetaren, ishte falas, sot ma shiti Ministria e Arsimit për ty, sigurisht me faturë tatimore.
Bija ime!
Teta Lindita (Nikolla) ka uruar të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit shqiptarë për vitin e ri shkollorë.
Ajo na ka garantuar se prej dy vitesh të gjithë nxënësit shqiptarë janë të barabartë me ata të vendeve të përparuara.
Më beson ajo nuk gënjen, përkundrazi thotë vetëm të vërtetën për rilindjen.
Bija ime!
E di ti që bashkëmoshatarët e tu në vendet e përparuara marrin gjithmonë dije falas deri sa përfundojnë ciklin e plotë të shkollorë, duke nisur nga librat, ndërsa ti t’i blenë prindërit çdo vit?!
Bija ime!
E di ti që bashkëmoshatarët e tu në vendet e përparuara gjithmonë ikin me bicikletë në shkollë, ndërsa ti ikën i shoqëruar, pasi të gjitha rrugët e këmbësorëve dhe vijat e bardha t’i kanë zaptuar automjetet?!
Bija ime!
E di ti që bashkëmoshatarët e tu në vendet e përparuara e kanë të garantuar energjinë elektrike dhe sistemin e ngrohjesh nëpër shkolla, ndërsa këtu xhaxhi kryeministri na mëson se 9 (nënta) është më e vogël se 7 (shtatë)?!
Bija ime!
E di ti që mësuesit në vendet e përparuara janë aset e një kombi, ndërsa në Shqipëri nuk ka mësues që nuk diskuton pagat e ulëta dhe taksat e larta?!
Bija ime!
E di ti që bashkëmoshatarët e tu në vendet e përparuara nuk paguajnë asnjë qindarkë për të marrë dije shtesë, përkundrazi paguan shteti, ndërsa në Shqipëri qysh në klasën të parë prindërit paguajnë një kuotë të përcaktuar me urdhër-vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve?!
Bije ime!
E di ti që bashkëmoshatarët e tu në vendet e përparuara kurrë nuk konsiderohen klientelë, ndërsa në Shqipëri nxënësit janë kontigjent për të rekrutuar në kurset ekstra për mësuesit apo mësueset që paguhen nga paratë e taksapaguesve?!
Bija ime!
E di ti që bashkëmoshatarët e tu në vendet e përparuara kanë në shkollë një territor aq të madh të gjelbëruar sa mund të luajnë futboll 10 ekipe njëherazi, ndërsa ti të vetme territor ke objektin e shkollës?!
Bija ime!
E di ti që asnjë arsimtarë nuk e ka të sigurtë vendin e punës, sepse në një ditë të bukur vjeshte ata ose ato “fluturojnë” nga vendi i punës dhe në vend të tyre vijnë militantë me diploma fiktive?!
Bija ime!
Sa shumë gjëra kam për të thënë, por nuk dua të zgjatem më tej, sepse dëshiroj të respektoj jetën tënde të çmuar.
Sot t’i hedh hapin e parë drejt rrugës së dijes, ndërsa nesër të presin sfidat e reja.
Mësuesen e klasës së parë dëgjoje deri në fund, ndërsa teta Linditën mos e merr seriozisht, sepse ajo nuk vlen për ty, ministria flet vetëm për rilindjen.
Suksese bija ime dhe faqebardhë me bashkëmoshatarët e tu në vendet e përparuara!!!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s