ÇFARË TË PËRBASHKËT KANË ARISTOTELI PETRO DHE SAIMIR TAHIRI?!…

Edi Rama

Nga Telnis Skuqi
Aristotel Petro është një biznesmen i madh gjirokastritë, që e ka ndarë kompaninë e tij në katër copa të vogla, për të shmangur me ndërgjegje taksat e larta.
Ky personazh në qytetin në jug të vendit, njihen nga vendasit si intelektualë i përmasave botërore, madje ka sfumuar edhe bashkëqytetarin e tij, shkrimtarin e madh të letrave shqipe, Ismail Kadare, pavarësisht se është diplomuar me deftesën e pjekurisë natën pa shkëputje nga puna.
Ai është bërë milionerë fal suksesit të tij të kontrabandës me mjetet motorike, ndërsa aktualisht disponon një pallat shumëkatësh gjysmë të legalizuar, sepse pjesën tjetër nuk ia njeh me të drejtë Zyra e Hipotekës, pasi ka një konflikt të hapur me pronarët e truallit.
Pa dashur t’i hyjë në hak me aktivitetin e tij, Aristoteli disponon edhe një bar-restorant, një hotel, si dhe një kanal televiziv.
Të njëjtin fat ka edhe ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Babai i tij disponon një farmaci (Ta gëzoj!), që çuditërisht prodhon më shumë lekë se kompania copë-copë e Aristotelit.
Si Tahiri, ashtu edhe Aristoteli, janë dy socialistë të thekur interesi.
Të dy e duan çmendurisht liderin e mazhorancës, madje të dy dërgoj SMS dashurie dhe besnikërie, Edi Ramës.
Deri këtu nuk kanë asgjë të “përbashkët”, por historia që i bashkon këta dy personazhe është se të dy janë dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia shqiptare për shpifje.
Aristoteli e morri “në lule të ballit” nga drejtësia, sepse pranonte përgënjeshtrimin, por nuk pranonte shpifjen, ndërsa Tahiri është për t’u respektuar, shko dhe doli nga dyert e gjykatës si krenaristë.
Pas vendimit të formës së prerë, të dy personazhet nisën të sheshin pasuritë e tyre, nga frika e përmbaruesve.
Aristoteli ka shitur aksionet e televizionit ALPO një personi të tretë, të njëjtin veprim ka bërë edhe Tahiri dhe, të dy sëbashku nuk kanë deklaruar shitjet, duke shkaktuar një evazion të pastër fiskal.
Kaq do të ishte e mjaftueshme që organi i akuzës të niste menjëherë një hetim për dy personazhet e lartpërmendura, pasi me vetëdije ata kanë shkaktuar evazion fiskal, ndërsa arka e shtetit ka humbur miliona lekë.
Këto skandale i kanë deklaruar vet të dy krenaristët, Aristoteli në gjykatë një javë më parë, ndërsa Tahiri e ka pohuar, një ditë më parë, në emisionin “Opinion” të gazetarit Bledi Fejziu.
Të dy evazionistët e kanë justifikuar këtë veprim të kundraligjshme me argumentin për t’i shmangur vendimin e gjykatës për të mospaguajtur dëmshpërblimin ndaj personave të tretë.
Makina që transportonte drogë në Vlorës, deklaroj Tahiri, është në emrin tim, por unë e kam shitur dhe nuk e kam deklaruar shitblerjen.
Në rrëfimin e tij të sinqertë, ministri i Brendshëm, automatikisht duhet të jepte dorëheqjen pas intervistës, pasi për pozicionin që ai shkaktuar evazion fiskal.
Njëkohësisht, deklarata e Tahirit ishte edhe një autogol për të, pasi ai pranoj, po dje, zyrtarisht deklaratën e ish-shefit të antidrogës, Dritan Zagani, se automejti i tij është përfshirë në trafikun e drogës përtej kufirit, gjë që prej dy javësh ministri i Brendshëm e kishte mohuar (A thuaj vallë që këtë deklaratë e ka thënë Aristoteli?!…).

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s