PSE SHQIPTARËT DUHET TË BESOJNË TAHIRIN DHE JO ZAGANIN

TAHIRI

Nga Telnis Skuqi
Tri javët e fundit, ministri i punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, është akuzuar drejtpërdrejt nga ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani, për implikim të tij në trafiqet e drogës.
I gjetur “tradhtuar” nga bëmat e tij, tashmë Tahiri ka nisur një sulm frontal ndaj njerëzve që nuk ndajnë të njëjtin mendim me të, duke i etiketuar “kriminel”, “mashtrues”, apo akoma më keq, nga fajtorë bëhet i pafajshëm, sepse këtë të drejtë e ka vetëm ai.
Tahiri sëbashku me Tahirët e tjerë, në fillim ia dolën mbarë të bllokojnë transmetimin e intervistës së ish-shefit të drogës në televizionin NEËS 24, por vetëm për disa ditë.
Fal profesionalizmit të gazetarit me përvojë, Basir Çollaku, intervista u transmetuan disa ditë më vonë në disa kanale televizive, por nuk vonuan akuzat ndaj gazetarit për ryshfet.
I pari, si gjithmonë, në të tilla raste ishte Saimir Tahiri, i cili ka ministër i Brendshëm, u bë prokuror dhe gjykatës, duke e shpallur fajtor ish-shefin e antidrogës, Dritan Zagani.
Në këngët e tij polifonike nuk vonoj kryeministri Rama, i cili mbajti iso në një kongres të qeverisë në prani të mijëra policëve.
Në këtë kongres të famshëm policor, të dy protagonistët mburrën njërin-tjetrin, mos askush nuk guxoj të thotë, pse sot Shqipëria është lazarizuar, pikërisht një vit pas aksionit të Policisë së Shtetit.
Propaganda e rilindjes për të shpëtuar me çdo kusht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nga ky skandal, morri përmasa qesharake pas publikimit të dy fotografive që lideri i opozitës, Lulzim Basha bëri në statusin e “Facebook”-ut.
Tahiri u mundua ta kthej në qesharake një të vërtetë të pamohueshme, që Gusmari, fshati i origjinës së prindërve të tij, ishte gjelbëruar e gjitha me hashash, fal birit të tyre.
Ai (Tahiri), menjëherë kundërsulmoj liderin e opozitës, duke e akuzuar atë si manipulues të fotografive, që në fakt gaboj, sepse fotografitë nuk ishin realizuar nga Lulzim Basha, por nga një gazetar lokal që jeton në qytetin e Gjirokastrës.
Megjithatë, çudirat e Tahirit nuk kanë të sosur, ashtu siç nuk kanë të sosur bëmat e tij.
Tri ditë më parë, në emisionin “Opinion”, Tahiri ndërhynë për të përcaktuar editorialin e emisionit të gazetarit Bledi Fevziu.
Gjatë deklaratës së tij, Tahiri bëri gafën më të rëndë të jetës së tij të deritanishme. Duke dashur të shmang çdo përgjegjësi për veten, ai tha se automjetit me targë AA 003 GB është blerë nga dikush tjetër, ndërsa shitjen nuk e ka deklaruar sipas ligjit, me argumentin për të shmangur një vendim të formës së pretë të drejtësisë shqiptarë, i cili është gjetur fajtor për shpifje nga djalit të ish-kryeministrit.
Këto deklarata skandaloze janë të mjaftueshme që një zyrtar i lartë të japi menjëherë dorëheqjen nga posti i ministrit dhe të kërkoj ndjesë publike për diskriminim nga drejtësisë dhe taksapaguesit shqiptarë, pasi ai me këtë mënyrë sjelle nuk është më i besueshëm për pozicionin e tij politike.
Kur një zyrtar i lartë bëhet pengesë për zbatimin e një vendimi gjyqësor, çfarë mesazhi i jep publikut?!
Si mund të vijoj punë një spurdhjak si Tahiri, i cili me vetëdije ka shpërdoruar një nga postet më të rëndësishme në këtij vendi.
Pse shqiptarët duhet të besojnë Saimir Tahirin dhe jo Dritan Zaganin.
Në të gjitha daljet e tij publike pas intervistës së ish-shefit të antidrogës, Tahiri gjithmonë është munduar t’i shmanget përgjegjësisë, por vetëm ka kundërsulmuar kundërshtarin, madje edhe gazetarit që guxoj të realizoj dhe publikoj intervistën.
Si mund të jetë i besueshëm një ministër i Brendshëm, ku automjeti i tij personal me targa AA 003 GB nuk ka lënë pikë kufitare pa shkelur, madje kalon dorë më dorë si kurvat.
Pse taksapaguesit nuk kam të drejtë të besoj ish-oficerin e antidrogës, i cili ka folur shkurt, qartë dhe bukur se si automjeti i një ministri është katandisur në duart e grupeve kriminale, madje me emër dhe mbiemër.
Çfarë kujton ministri Tahiri, se me deklaratat e tij në podiumet e Ministrisë së Brendshme, Kuvendit të Shqipërisë, apo në media, ai mund ta shpall vetëm të pafajshëm, duke shmangur totalisht rrugët ligjore.
Që Shqipëria është gjelbëruar me hashash, tashmë nuk ka më asnjë dyshim, madje as vet ministri i Brendshëm nuk i beson më deklaratave të dikasterit të tij, sepse realiteti flet kundër tij.
Që Saimiri të bëhet i besueshëm për opinioni publik, ai duhet të realizoj brenda një kohe shumë të shkurtër katër gabimet që vet i shkaktuar: Të vetlargohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme; të deklaroj se sa kushtuan pushimet verore në ishullin grek të Korfuzit; të bëj publike akt-shitjen e automjetit të tij, si dhe të paguaj kokërr më kokërr dëmshpërblimin që i detyrohet të dëmtuarit.
Pasi të ketë korrigjuar me fakt, jo me fjalë, këto katër gabime, atëherë ministri i Brendshëm mund të bëhet i besueshëm për opinioni publik, sepse deri tani rezulton i implikuar kokë e këmbë si personi që organizon trafiqet e drogës nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s