ISH-KANDIDATI PËR DEPUTET SHOQËROHET NË KOMISARIAT PËR “MASHTRIM PAGASH”

Prison

FOTO MONTAZH

Nga Telnis Skuqi
Ish kandidati për deputet i Lëvizjes së Blertë Shqiptare (i majtë), njëherazi administrator i televizionit ALPO,Aristotel Petro, është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës, pasi ndaj tij rezultonte një kallëzim penal për “Mashtrim të padrejtë të pagave të punonjësve”.
Kallëzimi penal, sipas policisë së Gjirokastrës, është bërë nga tri punonjësit, të cilët pasi nuk janë paguajtur për tri muaj, ata janë pushuar nga puna pa asnjë motiv.
“Aristotel Petro gjatë shoqërimit në komisariat është njohur me kallëzimin penal”, tha policia, ndërsa shtoi, se “Petro ka pranuar dëmin ekonomik ndaj tre punonjësve, si dhe ka kërkuar disa ditë kohë për të likuiduar menjëherë pagat e punonjësve të shkarkuar”.
Ky nuk është rasti i parë që administratori i ALPO TV, Aristotel Petro, shoqërohet në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës për mospagim të pagave të gazetarëve, apo për favorizim të evazionit fiskal.
Gjatë aktivitetit të tij 15 vjeçar të televizionit ALPO, Petro asnjëherë nuk ka paguajtur skemën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore të gazetarëve.
Në 20 nëntor të vitit 2013, Aristotel Petro, është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës, pasi po atë ditë, dhunoj në prani të fëmijëve një gazetar lokal, për shkak se gazetari kishte publikuar disa kohë më parë një shkrim për punën e zezë të gazetarëve.
Lidhur me ngjarjen e lartpërmendur, drejtësia shqiptare e ka dënuar, Aristotelin Petron, me 3 milionë leke të vjetra, shumë e cila ende nuk është likuiduar prej muajsh, pasi ish kandidati për deputet nuk dëshiron të respektoj vendimin e formës së prerë të dy gjykatave.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s