VETËM DORËHEQJA I KTHEN DINJITETIN FLAMUR BIMES

BASHKIA E GJIROKASTER-KONCERT FESTIV-100 VJETORI I PAVARESISE-26 NENTOR 2012_1

Nga Telnis Skuqi
Personalisht, Flamur Bimen, ish kryebashkiaku i qytetit të Gjirokastrës, aktualisht prefekti i qarkut në jug të vendit, e kam uruar me zemër për detyrën e re, sepse raportet midis meje dhe Flamurit janë tepër njerëzore.
E respektoj për shumë gjëra dhe natyra ime është mirënjohja.
Ai ishte njeriu i parë në jetën time që më ndryshoj krejtësisht jetën.
Flamuri më dha të drejtën të nis jetën si gjithë të tjerët, për shkak të fëmijërisë sime të vështirë, megjithatë kjo nuk nënkupton që unë të mos ta kritikoj mikun tim të shtrenjtë.
Dy ditë më parë, “Zëri i Amerikës” i ka dhënë një “shuplakë” ish kryebashkiakut të qytetit tim.
Për mua raporti i gazetarëve është tërësisht i saktë, pasi kallëzimin penal për një leje ndërtimi “paleje” ndaj mikut tim nuk u depozitua në prokurori nga “Zëri i Amerikës”, por nga vet kryeministri Edi Rama për ta shantazhuar mikun tim.
Ende pa kaluar një vit nga shantazhimi, Flamuri bëri gabimin më të madh të jetës së tij.
Ai nuk duhet ta pranonte detyrën e re si prefekti i qarkut të Gjirokastrës pa u kristalizuar më parë dosja e tij penale.
Nxitimi për t’u bërë prefekti i qarkut të Gjirokastrës e bënë fajtor Flamuri Bimen, sepse është bërë bashkëfajtorë me Edi Ramën.
Në Gjirokastër, ish kryebashkiaku njihen si njeri i balancuar dhe jo partiak i thekur.
Ai gjatë ushtrimit të detyrës, prej tri mandateve si kryebashkiak, ka bërë ndere pafund dhe kurrë nuk i paragjykuar njerëzit si të majtë apo të djathtë.
Flamur Bime asnjëherë nuk është përfolur se ka keqpërdorur paratë e taksapagueve, përkundrazi ai i ka menaxhuar si gjirokastrit, me kursim, por në fund të karrierës së tij dikush guxoj ta “shkel” atë me këmbë, dhe, kjo u mundësua personalisht nga Edi Rama.
Gabimi i Flamurit është i pafalshëm, sepse pranoj të jetë tutor i një kryeministri që investoj në fillimvit për ta shkatërruar karrierën e tij të suksesshëm.
E vetmja rrugë për të dalë nga kjo histori është dorëheqja e tij, pasi unë jam i bindur se Flamur Bime është i pastërt nga dosja e “qepur” e Edi Ramës.
Dorëheqja nga posti i prefektit do të ishte një shpulakë për Edi Ramën, sepse ai (Rama) nuk mund ta keqpërdori postin e kryeministrit për të akuzuar çdo personalitet që nuk i bindet atij, si rasti mikut tim (Flamur Bime).
Tashmë e vetmja rrugëdalje për të dalë nga kjo histori parrugëdalje është dalja me vullnet të lirë nga institucioni që ai drejton prej disajavës, pasi kjo është rrugëdalja e vetme që Flamur Bime mund t’i kthej dinjitetin e tij.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s