JUGU NUK KA NEVOJË PËR DY KRYEMINISTRA

KOCO KOKEDHIMA

Nga Telnis Skuqi
Kush ka një hallë social, ekonomik, shëndetësor, arsimor apo kërkon një vend pune në administratën shtetërore, ju këshilloj t’i drejtoheni superdeputetit socialist, Koço Kokëdhimës, i cili prej disa muajsh është emëruar “kryeministri i jugut” nga vetë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ky akt, jo vetëm që është i pamoralshëm, por dhe i dëmshëm për demokracinë shqiptare, sepse zgjedhësit e qarkut të Gjirokastrës kanë votuar katër me një për të majtën dhe jo për Koço Kokëdhimën.
Ende pa kaluar dy vite e gjysëm nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, zgjedhësit nuk përfaqësohen më ligjërisht nga deputetët e zgjedhur, sepse dy prej tyre kanë dhënë dorëheqjen nga mandati (Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj), deputeti i tretë socialistë, Vladimir Kosta, ia ka bërë “topin” Edi Ramës, pasi ai nuk është dëgjuar, ndërsa i vetmi i majtë që ka ngelur në lojë në qarkun e Gjirokastrës është deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Vangjel Tavo, “mjeshtëri” i grumbullimit të votave.
Duke parë një situatë të tillë skandaloze, ku deputetët socialistët i kanë braktisur zgjedhësit e saj, Edi Rama ka vepruar me shpejtësi për të mbuluar “gropën” që vetë e ka shkaktuar, duke emëruar me kompetenca dhe me vetdije të plotë, Koço Kokëdhimën, njeriu më problematik në jug të vendit.
Aktualisht jugorët po përjetojnë “erën e Koços”.
Kudo ku shkon të del Koço Kokëdhima përpara.
Ke nevojë për punësim, fol me Koçon.
Ke nevojë për ndihmë mjekësore, fol me Koçon.
Ke nevojë për ndihmë sociale, fol me Koçon.
Ke nevojë për të hapur një biznes, fol me Koçon.
Kudo Koço, Koço,…Koço.
Kjo situatë ka degjeneruar deri në atë pikë sa zgjedhësit tashmë janë të detyruar të zgjedhin një nga dy alternativat: o me Koçon, o me Vangjelin, rrugë të tretë nuk ka.
Një tjetër shqetësim për banorët e qarkut të Gjirokastrës është sërisht Koço Kokëdhima, i cili sapo u emërua “kryeministri i jugut”, i kërkoj drejtuesve të lart të administratës rajonale të gjitha të dhënat personale të punonjësve.
Një veprim i tillë i paligjshëm nuk është pritur mirë nga punonjësit e administratës shtetërore, sepse prej disa javës ka nisur largimet nga puna të profesionistëve dhe janë “ngulur” militantët socialistë.
Me këtë lëvizje, dashje apo padashje, superdeputeti socialistë ka instaluar sistemin e militatizminkracinë, ku njerëzit e aftë e shikojnë veten të papunë, ndërsa militatët e paaftë punësohen, sepse këtë të drejtë ta jep Koçoja.
Fatkeqësisht në çmendurinë e Komisarit të PS-së në jug të vendit, ka rënë edhe forcat e djathta, si në rastin e Bashkisë ssë Përmetit.
Në mënyrë të njëanshme, socialistët përmetarë, të orientuar nga Koço Kokëdhima, kanë prishur me vetëdije marrëveshjen me LSI-në dhe kanë bashkuar votat me PD-në, për të marrë postin e sekretarit të Këshillit Bashkiak.
Ky pazar i prishur u denoncua nga vet lësëistat, duke akuzuar direkt Koço Kokëdhimën si shkaktarin e përçarjes së të majtës në jug të vendit.
Po loja e “kryeministrit të jugut” nuk mbaron këtu.
Paratë publike janë ato që lumturojnë më shumë Koçon, sa edhe Agron Cane do ta kishte zili dhe sigurisht do të hiqte dorë nga ëndrra e tij për të bërë seks treshe me një 14 vjeçare dhe nënën e saj, mbi një vit më parë në zyrën e superdeputetit
Çdo investim publik në jug të vendit, kalon personalisht nga duart e “kryeministrit”.
Këtu nuk bëhet shaka, sepse luhet milionat euro dhe kjo është mënyra më e mirë që Koçoja të bëhet milioner.
Jugu nuk ka nevojë për dy kryeministra.
Kjo është fantalitet për demokracinë, si dhe për zhvillimin e jugut.
Të gëzojmë Koçon!!!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s