UNË JAM PROTESTUES I 8 DHJETORIT 2015

PROTESTA E 8 DHJETORIT 2015

PROTESTA E 8 DHJETORIT 2015

Nga Telnis Skuqi
Unë jam protestues i 8 dhjetorit, pavarësisht se nuk morra pjesë fizikisht për arsye objektive.
Bindjet e mia politike nuk më diktojnë kurrë mënyrën se si të mendoj, se si të flas apo se si të shkruaj.
Shkruaj sepse është e vetmja mënyrë për të nxjerrë dufin që kam për këtë keqqeverisje.
Edi Rama sa herë kërkon të shpëtoj nga bataku i hajdutërisë ku e ka çuar qeverisjen e tij, ai gjithmonë nxjerrë nga mënga 21 janarin 2011, sepse ajo ngjarje është i vetmja histori suksesi ku mund të mburret me katër jetë të humbura.
Vdekja e katër protestuesve ishte pasojë e një marrëzie të shkaktuar nga vet kryeministri i sotëm, Edi Rama.
Po sot a ka viktima nga keqqeverisja e tij? Absolutisht po!

Vetëm në qytetin e Gjirokastrës tetë gjirokastritë janë vetvrarë në mënyrë tragjike, sepse një ditë përpara se të merrnin vendimin ogurzezë ishin pushuar nga puna.
E njëjta histori ndodhi me banorin e rrethit të Lushnjës. U vetvarë me çarçafin e burgut, pasi ishte burgosur për një faturë prej 35 mijë lekësh të vjetra.
Disa ditë më parë, një grua 91 vjeçare u largua nga jeta e vetmuar, pasi u braktisë nga OSHEE dhe Rilindja.
Po këta nuk janë viktimat e Edi Ramës, apo edhe këta i ka vrarë Saliu në 21 janar 20111?!
Në një vend të civilizuar këto ngjarje do të ishin në faqen e parë, ndërsa kryeministri do të jepte dorëheqjen, pasi në themel të shtetit të së drejtës parimi është JETA, jo jetëmarrja siç po përjeton tashmë vendi im.
E vetmja histori suksesi i rilindjes është vjedhja ndryshe nga qeveria e Saliut.
çdo gjë është privatizuar, madje edhe shërbimet publike më të domosdoshme, si është shëndetësia.
Askush nuk e detyroj Edi Ramën të premtonte shëndetësi falas, por ai e premtoj vetë, sepse kështu mendoj se mund të vinte në pushtet.
Në fakt e vetmja histori suksesi në sistemin e shëndetësisë është ish kompania e Ministrit të Shëndetësisë, e cila prej dy vitesh gëzon shëndet të mirë financiar, ndërsa pacientët vazhdojnë të paguajnë ashtu siç kanë bërë për 25 vite, nën dorë, madje dyfish për të punësuarit.
Rendi publik renditet akoma më mirë se shëndetësia.
Taksapaguesit po vriten në mes të kryeqytetit, ndërsa çunat e Saimirit po korrin me sukses hashashin në të gjithë Shqipërinë.
Arsimi vazhdon të ecë në drejtim të paditur dhe pa dije. Mësues injorantë që punësohen sepse kanë një tezë partie. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur prej dy dekadash, ndërsa çdo vit po nxjerrim fëmijë të palexuar.
Financat një tjetër histori suksesi, sepse suksesi i tyre është vetëm rritja borxhi.
Me të drejtë nuk lanë konferencë shtypi ku ishin në opozitë pa kryqëzuar Sali Berishën për rrezikun e tejkalimit të borxhit, por sa erdhën në pushtet, jo vetëm që nuk e stopuan, përkundrazi tashmë Shqipëeria është e mbytur me borxhe, madje marrin borxh për të shlyer borxhin dhe asnjë investim madhorë publik nuk shikohet në horizont.
Mjaftojnë këto statistika dyvjeçare fatkeqe, që mbi 100 mijë shqiptarë të marrin rrugën e kurbetit, ashtu si në fundshekullin e 19-të dhe fillimshekullin e 20-të, prandaj unë jam protestues i 8 dhjetorit 2015.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s