PISANJOZI QË KËRKON “TË PASTROJ MË TEJ SHQIPËRINË”

Edi Rama ne Gjirokaster_17 qershor 2009_4

Nga Telnis Skuqi
“Gjirokastra nuk ka nevojë të pastrohet, mjafton një rrëke (reshje) shiu dhe gjithçka kristalizohet”, më tha në facebook një anëtar i Partisë Socialiste, teksa priste ardhjen e kryeministrit shqiptarë, Edi Rama në qytetin e gurtë.
Në fakt, miku im socialistë ka të drejtë, sepse qyteti i ndërtuar në faqen e pjerrët të “Malit të Gjerë” nuk ka nevojë shumë për pastrimin e Edi Ramës.
Takimi midis kryetarit të Partisë Socialiste me socialistët gjirokastritë nuk ka qenë paqësore, por është shoqëruar me tensione, pasi kryeministri Rama e ka lënë jugun në mëshirë të Koço Kokëdhimës.
Ardhja e tij si i deleguar i qarkun e Gjirokastrës, por edhe keqqeverisja e rilindjes kanë shtuar zemërimin e socialistëve, për shkak se gjatë dy viteve të fundit janë shtuar më shumë të papunët, janë varfëruar më shumë shtresat e mesme, si dhe janë vendosur në administratën shtetërore persona që nuk kanë lidhje fare me rilindjen.
“Unë nuk e kuptoj se kush po qeverisë Edi Rama apo Sali Berisha”, më pyet miku im socialistë.
Sipas tij, një kryeministër i mençur nuk ka nevojë “Të pastroj më tej Shqipërinë”, duke folur me anëtarët socialistë, por vepron, pasi pushtetin e ka Partia Socialiste dhe kjo forcë politike nuk është në opozitë.
Gjatë takimin me strukturat e Partisë Socialiste në qytetin e Gjirokastrës, Edi Rama dhe Koço Kokëdhima premtuan se buxheti i vitit të ardhshëm është i bekuar për jugun, madje parashikohen “lumë” investimesh, sidomos në zonën muzeale.
Zoti ia shtoftë inatin, por as vetë Rama dhe Kokëdhima nuk i besojnë premtimeve të tyre.
Kush e ka penguar Edi Ramën, gjatë dy viteve të fundit, të mos investoj në qarkun e Gjirokastrës, Sali Berisha?
Kush i ka vendosur drejtuesit në pozicionet kyçe të administratës shtetërore gjatë dy viteve të fundit, Sali Berisha?
Pse gjirokastritët tashmë nuk kanë mundësi të marrin shërbim shëndetësorë falas gjatë dy viteve të fundit, i ka penguar Sali Berisha?
Edi Rama nuk ka faj, sepse ai po qeverisë jo për socialistët, por me rilindasit e tij.
Edi Rama nuk ka faj, pse qarku i Gjirokastrës është lazarizuar e gjtiha me hashash, sepse ai punon vetëm për rilindasit dhe Konstandinët.
Edi Rama nuk është fajtor për vdekjen e dhjetërave të papunëve, sepse ai ka hapur vende pune vetëm për rilindasit që nuk ka lidhje fare me Partinë Socialiste.
E pra, gjirokastritët nuk kanë nevojë të pastrohen më tej, sepse janë “pastruar” gjatë dy viteve të fundit.
Edi Rama nuk ka faj, që sa herë bie një palo shi, gjirokastritrët ngelen pa energji elektrike, sepse faji i tyre është se i paguajnë rregullisht faturat e dritës dhe të ujit të pijshëm.
Gjirokastritët nuk kanë nevojë të pastrohen, por kërkojnë të pastrohen vetë kryeministri Edi Rama dhe Koço Kokëdhima, të cilët gjatë dy viteve të fundit e ka bërë pis këtë qytet të bekuar.
Vetëm në Shqipëri mund të ndodhin këto çudira, ku pisanjozi bën fushatë për të pastruar Shqipërinë dhe harron që vetë është pis kokë e këmbë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s