PSE NA ËSHTË MËRZITUR ZONJA RAMA?!

CIFTI RAMA

Nga Telnis Skuqi
Bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Linda Rama qenka mërzitur shumë nga opinionet e gazetarëve, sepse sipas saj, kemi sharë “mbretin”.
Këtë pakënaqësi e ka shfaqur hapur dy ditë më parë, në mbrëmjen me gazetaret në prag të ndërrimit të viteve, ku ajo ka mbajtur si asnjëherë tjetër një fjalim.
Personalisht nuk dua ta besoj seriozisht zemëratën e Lindës.
Ajo është në të drejtën e saj të kritikoj, madje të jap edhe mendime “pro” apo “kundër” një problemi që mendon se duhet të trajtohen në opinionin publik.
Gabimi i saj ishte se gjeti vendin e gabuar për të dhënë mesazhin e bashkëshortin, pasi asnjë shqiptarë prej prej afro tri vitesh nuk e ka dëgjuar znj. Rama të prononcohet për problemet reale që po përjeton kombi i saj.
Nuk e di se çfarë ka menduar Linda mbi një vit më parë, ku dy gazetarë publikuan një video skandali në qytetin e Sarandës. Jam i sigurtë që ajo është tronditur, por nuk foli si grua apo si nënë e dy fëmijëve për këtë rast flagrantë.
Nuk e di se çfarë ka menduar Linda, ku një qytetar nga Lushnja u vetflijuar me çarçafin e burgun të Rrogozhinës, sepse ai i kishte shkaktuar një dëm financiare (jo vjedhur) prej 3500 lekësh OSHEE.
Linda nuk është prononcuar ende sot e kësaj dite, ky dy ditë më parë, një foshnjë humbi jetën nga të ftohtit poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës, sepse shteti nuk ndërhyri për ta sistemuar këtë grua të gjorë.
Linda deri tani ka heshtur ku mijëra shqiptarë, prej një viti, po marrin rrugën e kurbetit, sepse bashkëshorti i saj ka investuar që bashkëkombasit e tij të humbasin çdo ditë shpresën për të jetuar në vendin e tyre.
Linda nuk e kam dëgjuar të flasi për sistemin e shëndetësisë falas, përkundrazi ka heshtur ku shikon dhe informohet nga media se si miku i bashkëshortit të saj, Ilir Beqaj, është kthyer në një histori suksesi për ish kompaninë e tij.
Linda nuk e kam dëgjuar t’i thotë bashkëshortit të saj, që 9 është më e madhe se 7, por përkundrazi ajo i ka mësuar të kundërtën, që 7 është më e madhe se 9, ndërkohë faturat e energjisë elektrike kushtojnë më shtrenjtë për shtesën e mesme dhe të varfër.
Linda nuk e pashë të shkonte të vizitonte kampet e emigrantëve shqiptarë në Gjermani, por preferoj të vizitoj ekspozitën e burrit të saj, që ndodhesh disa kilometra më tutje.
Lindën nuk e dëgjuar njëherë të vetme të flasin për të drejtat e grave, përkundrazi ka preferuar të qëndroj e mbyllur në shtëpi edhe ku është informuar se një grua nga fshatrat e Librazhdit mbyti një foshnjë 6 javëshe, sepse gabimi i saj ishte se nuk e kishte me burrin e saj, pavarësisht se krimi ishte paralajmëruar se do të ndodhet një javë më parë.
Lindën nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të flasi për të drejtat e fëmijëve, sidomos të fëmijëve jetim, apo të fëmijëve të braktisur në mes të rrugës dhe ku fati i tyre është i destinuar të përfundoj në duart e grupeve kriminale.
Linda e di, por nuk preferon të flasi që vitin e ardhshëm të paktën 30 mijë vende pune në administratën e pushtetit vendor, plus 7 mijë vende pune në administratën shtetërore do të shkurtohen, si pasojë e reformës së bashkëshortit të saj.
Linda nuk e kupton se si do të jetojnë këta njerëz pa asnjë të ardhur financiare, se si do t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike, se si do të paguajnë taksat e shtetit dhe taksat pushtet vendor.
Ajo nuk ka pse ti dije, sepse për të mendon bashkëshorti, ndërsa për shqiptarët mendon Zoti.
Prandaj zonja Rama mos i “helmo” të pakta fjalimet e tuaja publike, sepse në Shqipëri helmi më i keq i shqiptarëve është bashkëshorti yt, Edi Rama, i cili erdhi në pushtet me premtime për uljen e energjisë elektrike, për shërbim shëndetësor falas, për reforma të sukseshme në paketën fiskale, për rritjen të pagave dhe asistencës sociale, madje erdhi në pushtet me premtimin për “Rilindje”, gjë që tani kërkon ta “Pastroj më tej Shqipërinë”, por i pari që duhet të pastrohet është babai i Zahos.
Mos ki frikë zonja Rama, asnjë shqiptarë nuk kërkon ta helmoj Edin, pavarësisht se ka tri vjet që ka helmuar gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s