POTRETI I PAAUTORIZUAR I PANAJOT BARKËS

panajot-barka_ka-marre-pushket-per-liri1

Nga Telnis Skuqi
Sa herë kërkon të faktorizohet emri i tij, ai është gati për t’u shfaqur kudo.
Ai është mjeshtri i manupulimeve njerëzore.
Ai është mjeshtri i thithjeve të fondeve të Bashkimit Europian.
Ai është mjeshtri për të bërë për vete çdo kundërshtar.
Madje, ai është i kundërndodhur në aksionet politike me njerëzit e pushtetit, mjafton që ai të jetë në qendër të vëmendjesh.
Ky është Panajot Barka, minoritari shqiptarë që ka ndryshuar historinë e tij personale për t’u bërë grek.
Lindi 57 vite më parë, në 26 mars në fshatin Bodrishtë të Gjirokastrës.
Arsimin e detyruar e kryeu në fshatin e tij të lindjes, ndërsa gjimnazin e përfundoj në Gjirokastër.
Gjatë kohës së komunizimit përfundoj Universitetin e Elbasanit në degën gjuhë-letërsi greke, por që sa herë paraqet CV e tij, asnjëherë nuk e shkruan qytetin që e diplomoj.
Nga viti 1981-84 punoj arsimtar dhe për merita të “veçanta” u bë gazetar në Radio Gjirokastra.
Barka, çuditërisht ishte i vetmi gazetar minoritar që transmentonte emision “live” në kohën e Hoxhës.
Këtë privilegj e kishin vetëm njerëzit që shfaqnin siguri në vijën e atëherëshme të partisë.
Pas ndryshimeve politike, nga viti 1991-1992, u bë deputet i OMONIA-s në Kuvendin e Parë pluralist të Shqipërisë.
Në vitin 1993 u emëruar lektor në departamentin e Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në
Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës.
Në vitin e mbrapsht, 1997, Panajot Barka ishte një nga aktivistët e kryengritjes ndaj regjimit të Sali Berishës, madje gjatë trazirave të atij viti ai është fotografuar nga fotoreporter shqiptar dhe të huaj me kallashnikov.
Por viti më i vështirë për të ka qenë 2011.
Ai u shkarkuar me vendim të rektoratit të Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës për falsifikim të dy dokumentave zytare.
Fal “vrimave” ligjore, Panajot Barka i shpëtoj dënimit penal, sepse për të u interesuar shumë personalitete të politikës greke, madje në çdo seancë gjyqësore, ishte i pranishëm Konsulli i Përgjithshëm Grek në Gjirokastër.
Prej katër vitesh, Panajot Barka ka tentuar të rikthej në detyrë, por “vulën” e rikthimit të tij e vendosur kryeministri Edi Rama, si dhe ministria e arsimit, Lindita Nikolla.
Pas një takimi “kokë më kokë” në Ministrinë e Arsimit, midis Panajot Barkës dhe Lindita Nikolla, u vendosën kushtet e pranimit të tij në Universitetit e Gjirokastrës.
Një muaj përpara se të rikthej në detyrë, Panajot Barka tërhoqi të gjitha akuzat penale dhe civile që kishte ngritur ndaj Universitetit të Gjirokastrës, si dhe paguajti “kokër më kokër” të gjitha detyrime financiare që kishte ndaj institucionit më të rëndësishëm arsimor në jug të vendit.
Megjithatë, Panajot Barka ngelet Panajot, sepse sërisht del në skenë duke përdorur armën e tij më të mirë, patriotizmin e sëmurë.
Pas një punë disa mujore, shefi i departamentin i Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek, realizon dy dokumentarë skandaloz dhe për ta çertifikuar skandalin e tij, jo “aksidentalisht” përdori faqen zyrtare të Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s