KOMENT / PANAJOT BARKA NUK NDËRTOHET JETA ME SPIUNLLËK

panajot-barka_ka-marre-pushket-per-liri1

Nga Telnis Skuqi
Panajot Barka, minoritari shqiptar me kombësi grek, me ka cilësuar mua si “provincial të rëndomtë” apo “delirantë” në një koment të tij, sepse guxova të publikoj një skandal që fatkeqësisht vetëm ai di të bëj këtë punë më mirë.
Personalisht nuk kam ndërmend të komentoj “zbulimin” e tij, sepse nuk më intereson fare se çfarë thotë minoritari shqiptar, Panajot Barka, por nuk kam ndërmend t’i jap rrugë një palo njeriu, i cili gjithë jetën e tij e ka ndërtuar karrierën duke bërë trakte për miqtë e mi.
Nuk kam për të harruar mbledhjen e parë dhe të fundit në ATSH me drejtorin e emëruar pas 23 qershorit 2013, Gëzim Podgorica, i cili sapo nis mbledhjen më etiketoj person të precedent penal, sepse këtë të drejtë ia kishe mundësuar Panajot Barka.
Një dosje të tërë kishte “qepur” për zotërinë time.
Ky Panajot kishte grumbulluar të gjitha shkrimet e mia dhe dorazi i kishte dorëzuar drejtorin të ATSH si dosje penale
Më fat të keq, Panajot Barka më kishte dënuar “me vdekje”, sepse unë guxova ta demaskoj si falsifikator të dy dokumentave zyrtare, gjë që i kushtoj vendin e punës për 4 vites dhe u rikthyer në pozicion fal ndihmës së “çmuar” të Kryeministrit Shqiptarë, Edi Rama dhe Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.
E dija që largimi im nga ATSH ishte çështje ditës, sepse kishte ardhur koha të lija fushën e lojës për të më zëvendësuar militantët e LSI, por kjo është tjetër histori.
Përsa i takon “zbulimit” të Panajot Barkës me publikimin e dy video, personalisht nuk kam asnjë paragjykim.
I vetmi problem që më shqetëson mua është se ky palo Panajot, nuk ka të drejtë ta publikoj asnjë video në faqen zyrtare të Universitetit “Eqrem Cabej” të Gjirokastrës, pa u miratuar nga Këshilli i Rektoratit pranë këtij institucioni.
Ky është problemi që kam ngritur, sepse të publikosh dy video të tilla duhet oponencë, gjë që ka munguar totalisht.
Panajoti Barka nuk e ka problem të bëhet prokuror, gjyqtar apo avokat, për të e vërteta është vetëm versioni i tij.
Nuk e di se si do të reagonte Panajot Barka nëqoftëse në faqen e tij personale do të ishin publikuar dy video kundër minoritetit grek.
Për sa i takon fjalës “provincial të rëndomtë” apo “delirantë”, natyrshëm lindë një pyetje për Panajot Barkën: “Nëqoftëse jam i tillë pse ke “qepur” një dosje të tërë për mua, ku fare mirë mund të më anashkaloje?”.
E di shumë mirë që kurrë nuk do të marrë një përgjigje nga ty, por një përgjigje prej meje do ta marrësh siç ke me të, sepse të takon: “Nuk ndërtohet jeta me spiunllëk dhe me falsifikime”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s