A ËSHTË I LIDHUR LAZARATI ME ISIS?!

FSHATI LAZARAT (QERSHOR 2014)

FSHATI LAZARAT (QERSHOR 2014)

Nga Telnis Skuqi
Gazetarja gjirokastrite e NEWS 24, Brikena Metaj, ka realizuar me të vërtetë një kronikë profesionale me banorët e fshatit Lazarat, të cilët ishin të revoltuar me një shkrim të publikuar nga gazeta britanike “Daily Mirror” (online), fundjavën e kaluar.
Reportazhi i saj ishte shumë domëthënëse, sepse për herë të parë banorët e fshatit Lazarat kanë pranuar ekzistencën e kultivimit të bimës narkotike, por kategorikisht ekzistencën e grupeve terroriste të lidhura me ISIS.
Kush e ka lexuar më vëmendjen reportazhin e “Daily Mirror”, ka vënë re se gazetari nuk ka akuzuar banorët e Lazarat si mbështetësh të terroristëve, përkundrazi ai ka akzuar grupet kriminale që kanë bashkëpunuar ngushtësisht me terroristët, sepse këtë fakt e ka deklaruar vet Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Të gjithë e dimë që Lazarati ishte peng i grupeve kriminale, ndërsa banorët ishin kthyer në skllevër të hashashit.
Prej 15 vitesh gjirokastritët u terrorizuan nga armët që shkrepesin çdo natë në drejtim të qytetit të UNESCO-s, madje ka pasur me dhjetëra të plagosur, siç është rasti më flagrantë ku një nënë e re, nga lagjia “Zinxhira” përfundoj në spital nga një plumb qorrë që erdhi nga Lazarati, sepse ajo po ushqente me gji foshnjën e saj, ndërsa fasada e apartamentit tim, ku unë jetoj prej 9 vitesh, u “ngjyros” nga plumba pafund.
Banorët e Lazaratit janë në të drejtën e tyre të reagojnë ku informohen se mediat ndërkombëtare e implikojnë këtë fshat me terroristët e ISIS, por jam i sigurtë që asnjë banorë i saj nuk vënë “duart në zjarrë” për të thënë se ku kanë përfunduar hashashi i prodhuar nga duart e tyre, sepse realisht ata nuk i pyeste njeri se ku përfundonte lënda narkotike.
Këtë ekskluzivitet e kishin vetëm Konstandinët e rilindjes, Saimir Tahiri, si dhe Partia Socialiste.
Banorët e fshatit Lazarat ende nuk e kanë kuptuar se çfarë shërbimi i kanë bërë rilindjes.
Asnjë banorë i fshatit Lazarat nuk e ka pyetur veten se si është e mundur që një parti opozitare, që kishte 8 vjet në opozitë, kishte luksin që kryetari i kësaj force politike, sot Kryeministëri i Shqipërisë, Edi Rama, na niste fushatën elektorale në orën 17:00 në Shkodër dhe mbyllte takimin elektorale dy orë më vonë në qytetin e Vlorës.
Askush nuk tha se ku i gjeti lekët Edi Rama për të paguajtur helikopterin që do ta transportonte nga një skaji në skajin tjetër të vendit, dy ditë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, pa ndihmën e hashashit të Lazaratit.
Gazetari britanik është korrekt me reportazhin e tij, sepse asnjë banorë i fshatit të Lazaratit nuk e korrigjoj Ministrin i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku bënte thirrje terroristëve që qëllonin policinë nga brenda Lazaratit të hidhnin armën, gjatë operacionit që ndërmorri Policia e Shtetit në qershor të 2014.
Askush nuk tha Tahirit që fjalët “terroristë” dhe “grupe kriminale” kanë kuptime të ndryshe dhe nuk kanë lidhje fare me njëra tjetrën, madje edhe sot asnjë banorë i fshatit të Lazaratit nuk ka reaguar për një letër që ka nisur ky “çupëlinë” dy redaksive, asaj të, Corriere TV (Itali) dhe britanikes në versionin online “Daily Mirror”, sepse ai është vet shkaktari që i ka dhënë një dorë të mirë gazetarëve të realizoj një reportazhet e tyre profesionale.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s