KUSH KA GISHTË NË ARRESTIMIN E SPIRO KSERËS

SPIRO KSERA_

Nga Telnis Skuqi
Dua ta besoj që ish-ministri i Punëve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka gisht në këtë histori korruptive, por mënyra se si u arrestua minoritari i djathtë grek, më lënë të dyshoj.
Spiro Ksera kishte katër vite në dispozicion për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë, nuk ngeli ai që 300 milionët, siç pretendon organi i akuzës, t’i vidhte ditën e fundit të qëndrimit të tij si ministër.
Arrestimi i tij, disa orë pasi u sulmua publikisht kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule nga “superdeputeti” socialist i jugut, Koço Kokëdhima, tregon qartë se sa e lidhur politikisht është arrestimi i Spiro Kserës.
Shpejtësia për të denigruar ish-ministrin me pranga, me një video të publikuar nga Policia e Shtetit, është akoma më skandaloze se sa arrestimi i tij.
Vetëm në Shqipëri mund të ndodhi që njerëzit mund të dënohen ende pa mbërritur në dyert e drejtësisë, sepse këtë të drejtë e ka vetëm Edi Rama dhe Koço Kokëdhima.
Po sikur nesër gjykata ta vlerësoj arrestimin e Spiro Kserës të paligjshëm, kush duhet të mbaj përgjegjësi për denigrimin si ish-ministrin?!
Kjo formë poshtërimi duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë, sepse po dënojmë njerëz që vetëm dyshohen.
Njeriu më i interesuar për arrestimin e ish-ministrit Ksera është vetëm Koço Kokëdhima, pasi ai nëpërmjet arrestimit kërkon të vendos me duart e veta njerëzit që do të bëjnë opozitë politike në jug të vendit.
Bashkimi i PBDNJ-it në një qëndrim të vetëm, lëkund bindshëm pozicionin e të majtës në qarkun e Gjirokastrës, gjë që kjo nuk i intereson fare Koço Kokëdhimës dhe për këtë arsye përdor një akuzë të ngritur nga pasardhësi i tij, sot “njëshi” i kryeqytetit, Erion Veliaj, njeriu i cili ende nuk është në gjendje të shpjegoj se ku i gjeti lekët për të bërë dasmën luksoze në kalanë e Gjirokastrës (as djali i Enver Hoxhës nuk pasur bythë ta bënte këtë dasëm).
Njeriu që e ka vendin në burg është vetëm Koço Kokëdhima, i cili prej afro 3 vitesh ka nisur një fushatë genocidi ndaj banorëve të fshatit Qeparo.
Sot ky fshat është pothuajse i boshatisur.
Shtëpitë pothuajse janë blerë badihava nga Koço Kokëdhima.
Ky i fundi ka paraqitur pranë Bankës Botërore një projekt me emër të Qeverisë Shqiptare, për të kthyer fshatin e braktisur prej tij në zonë turistike.
Kush guxon të blejë një shtëpi apo t’i ofrohet qendrës së fshatit Qeparo, do të gjej bela nga katër “çunat e Koços”, siç është rasti im, afro një vit më parë.
Shkova në qendër të fshatit. U ula në lokal dhe pas 10 minutash katër trimosha më larguan me dhunë nga fshatit, pasi isha i padëshirueshëm, madje për ndoqën deri në hyrje të fshatit Borsh.
Katër çunat më identifikuan nga targa e automjetit, kjo fal Koço Kokëdhimës, i cili vuri në lëvizje strukturat e shtetit.
Unë e dija rrezikun që më priste, sepse kisha informacione për një genocid që po ndodhte në fshatin Qeparo.
E thashë shkurt këtë histori për të treguan se Koço Kokëdhima nuk është i interesuar për të mirën e komunitetit dhe të gjitha investimet që zbatohen në jug të vendit kanë vetëm një qëllim, grabitjen.
Koço Kokëdhima e shikon opozitën në jug të vendit si shqetësim, prandaj ai projekton arrestime, kërcënime dhe shantazhe ndaj opozitës dhe gazetarëve që nuk mendojnë si ai, si rasti i Spiro Kserës.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s