UNË DO TË VRAPOJ DREJT PARKUT TË LIQENIT PËR TA MBROJTUR

PROTESTA PER MBROJTJEN E PARKUN TE LIQENIT

Nga Telnis Skuqi
Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, çdo taksapagues shqiptarë që ka këndvështrim ndryshe nga ai, është “vandal”.
Një dreq e di se kush e ka këshilluar të përdori një fjalë të tillë, Eri, ku mjafton të hapës fjalorin e gjuhës shqipe për të zbërthyer kuptimin e plotë të fjalës “vandal” ose “vandalizëm”.
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, fjala “vandalizëm” nënkupton: “Shkatërrim barabar e i pamëshirshëm i monumente të artit e të kulturës dhe i të gjitha gjërave me vlerë; plaçkitje e papërmbajtur, e shoqëruar me vrasje e mizori; veprim i egër e barbar, sjellje prej vandali; barbarizëm, mizori etj”, gjë që i shkon përshtatë Erion Veliaj.
Ky çunak i papjekur dhe i pashkolluar mirë, po përpiqet të përdor çdo mjet informimi për ta reklamuar ndryshe projektin e tij barbar ndaj Parkut të Liqenit, me argumentin “Për të mirën e fëmijëve”.
Në fakt ky është një projekt vandalizmi, ku me emër të institucionit që ai përfaqëson, Eri kërkon shkatërrimin barabar dhe të pamëshirshëm ndaj këtij monumentin natyror.
Ai po ecën në të njëjtin rrugë siç ka ecur  dikur ish kryebashkiaku prej 11 vitesh, sot kryeministër i veshur si rilindas, Edi Rama.
Të dy sëbashku janë turrur Parkut të Liqenit për ta betonizuar dhe më pas për ta plaçkitur të gjithë zonën e pyllëzuar pa pyetur kryeqytetasit.
Sikur të mos mjaftonte me kaq, këta dy vandal, Edi dhe Eri, kërkojnë të bëjnë pisë protestën e shoqërisë civile, duke i etiketuar protestuesit me termin “vandal” ose “opozitar”.
Sipas tyre, askush nuk ka të drejtë të protestoj, sepse këtë të drejtën ekskluzive e kanë vetëm Edi dhe Eri.
Për ta çdo protestues është i paligjshëm, pavarësisht se projektet e tyre tinëzare për ta shkatërruar Parkun e Liqenit është kokë e këmbë e paligjshme.
Si mund ta harroj shqiptarët, përpara 23 qershorit 2015, protesta për të mbrojtur dy pemë që priteshin për zgjerimin e rrugës së Elbasanit.
Si mund ta harroj shqiptarët, këta bythmutët e Erionit fikut, që sot kanë zaptuar Bashkinë e Tiranës, që nuk lanë të libër shtëpie për Saliun, duke u shfaqur si aktivistë të shoqërisë civile, pavarësisht se dilnin dhe hynin nga selia e Partisë Socialiste.
Këta vandal e kanë ndarë mendjen qysh ku kanë hyrë në ditën e parë në Bashkinë e Tiranës, të betonizojnë çdo centrimetër katrorë gjelbërim, madje e kanë nisur me as shpejtësi sa edhe shpejtësia e dritës do ta kishte zili.
Çmenduria e kryebashkiakut të Tiranës, Eri, kërkon të kontrolloj edhe numrin e protestuesve, madje mundësisht protestuesit t’i zgjedhi me doçkat e vet.
Deri tani i kanë ecur, sepse ka gjetur rehat tek shtrati i Edit, por mjaftoj afro një vit qeverisje për të nxjerrë fytyrën e vërtetë të këtij mastruesit të shëmtuar.
Në mënyrë poshtëruese, Eri fshehu të vërtetën e Parkut të Liqenit dhe akoma më poshtëruese përdorë fëmijët e kryeqytetit për të shpëtuar nga skandali.
Eri vërtetë nuk e di se çfarë është fëmijëria e tij, sepse është rritur me fiq e mamit, por edhe tani që është bërë burë (jo me dy “rr”), nuk e njeh burrërinë.
Ka dhjetëfishuar disa taksa lokale në fshehtësi të plotë, ndërsa rriti me 10 lekë biletën e shërbimit urban pa u konsultuar më më parë me publikun.
Për të interesi publik nuk figuron si përparësi, por primare për të është se si ta sheshi tek publiku një produkt që nuk ka vlerë, madje mundësisht ta dhjetëfishoj vjedhjen brenda 24 orëve.
Makutëria për t’i bërë gjërat me shpejtësi, larg vëmendjes së grupeve të interesit, po e çon Erin për lesh dhe bashkë me të edhe Eriotët e tjerë që e rrethojnë.
Kryeqytetasin kanë nevojë për një kryebashkiak, siç ka nevojë kryebashkiaku për kryeqytetasin e tij, rrugë të tretë nuk ka.
Prandaj unë bashkë me kryeqytetasit do të vrapoj çdo ditë për të protestuar ndaj vandalit që vandalizon mushkërinë e vetme të kryeqytetit, Parkun e Liqenit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s