SHËNIM / “SA MË SHUMË NJOH NJERËZIT, AQ MË SHUMË DUA KAFSHËT”

KAFSHET

Nga Telnis Skuqi
“Sa më shumë njoh njerëzit, aq më shumë dua kafshët”, ishte shkruajtur në statusin e koleges sime gjirokastrite, Eri Muco.
Në fakt, Eri ka të drejtë, sepse është e vërtetë dhe e çuditshme njëkohësisht, kafshët po zbuten, ndërsa njerëzit po egërsohen.
“Ku vend po çmendet me shpejtësi”, do ta niste reagimin e tij, kryeredaktori i gazetës “RD”, Bledi Kasmi, ndërsa më tej do të shtonte “Lopata e fundit mbi varrin moral të shoqërisë është arti në shërbim të regjimit”.
Sinqerisht nuk e di se si ka reaguar sot gazetarja e atëhershme e gazetës “Republika”, Zilie Feçi, e cila në vitin 2001 ishte nga të paktat femrat guximtare që mbulonte kronikën e zezë, njeherazi edhe këtë ngjarje të rëndë.
Dy ditë më parë, procudenti i emisionit televiziv “E diela shqiptare”, transmentoj për 47 minuta bashkëjetesën me një të burgosur të përjetshëm, i cili ishte dënuar për vrasjen e dy femrave, nënë e bijë, pranë Pallatit të Sportit në kryeqytet.
Marjan Rroku, ish punonjësi i SHISH, humbi arsyen e argumentit për t’u përballur me problemin të tij personal, duke qëlluar për vdekje me armën e shtetit dy jetë njerëzisë.
Për ta riparuar imazhin e tij si vrasës mendoj Ardit Gjerbera, i cili padashje (nuk besoj të jetë padashje) ngatërroj karrierën e tij si artist me profesionin e gazetarisë.
Për të rritur audiencën televizive, Gjebrea nuk respektoj asnjë parim të gazetarisë, përkundrazi i shkeli ato me të dyja këmbët.
Vrasësin e bëri hero, ndërsa viktimat viktim, gjë që për një gazetar fillestar është i patolerueshme.
Ardit Gjebrea ka tejkaluar çdo parim njerëzor, sepse për të nuk ka rëndësi jetët e humbura, por respekt për vrasësin, mjafton të jesh në vendin e duhur me njeriun e gabuar.
Në fakt, Ardit Gjebrea nuk është rasti i parë që shënon këto rekord negative për gazetarinë shqiptare.
Mbi një vit më parë, një tjetër gazetare shqiptare, Eni Vasili, nisi një fushatë sensibilizimi për të liruar nga burgun minorenen, Nazime Visha.
Argumenti i saj ishte e pastudjuar dhe madje e papjekur.
Ndërsa priste të finalizonte nismën e saj, Edi Vasili, çuditërisht ju vërshul Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili nuk pranoj, me të drejtë, të dekretonte faljen e saj.
Këto dy shembull janë tmerrësisht të ngjashme me njëra-tjetrën, vrasje për pasion.
Të drejtën e faljes nuk e ka Presidenti i Republikës, por viktimat që sot nuk jetojnë më.
Përderisa ata nuk flasin, atëherë gazetarët janë të detyruar të mos i japin zë vetëm një burimi, pasi duhet të respektohet parimi i balancimit të informacionit, ku palët e përfshirë në konflikt duhen të japin versionin e tyre.
Këtu ky parim është shkelur nga dyshja Eni Vasili dhe Ardit Gjebrea, pasi njeri ka vrarë dy femra, ndërsa tjetra ka vrarë një burrë, që të dyja ngjarjet të regjistruara në kryeqytet.
Ja pra pse unë i besoj reagimit të koleges sime gjirokastrite: “Sa më shumë njoh njerëzit, aq më shumë dua kafshët”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s