KOMENT / EDHE “DITËN E VERËS” GRABITËN LËSËISTAT

ZAIMIRA RAMI

Nga Telnis Skuqi
Nuk ka poshtërim më të madh për një qytet si Gjirokastra, që edhe festën pagane të 14 marsit, “Dita e Verës”, ta politizojnë tërrësisht, madje ta promovojnë si histori suksesi për pushtetin vendor.
Ajo që ndodhi ditën e djeshme në Bashkinë e Gjirokastrës, ku asnjë drejtues i pushtetit vendor gjatë 26 viteve nuk ka guxuar ta bëj një gjë të tillë, ishte vërtetë skandaloze dhe e papranueshme.
Turpin më të madh për këtë skandal i faturohet direkt kryebashkiakes, Zaimira Rami, e cila jo vetëm që deri tani nuk ka krye asnjë projekt dobibërëse për komunitetin, por ajo është e gatshme të hedhi valle në një terren që nuk i takon asaj dhe lësëistave që presin të punësohen për ta bërë çarçaf akoma më keq buxhetin e vogël të Bashkisë së Gjirokastrës.
Në këtë lojë të ndyrë u përdorën të gjitha burimet njerëzore të pushtetit vendor, por edhe të rinjë që ideali i tyre është integrimi.
Një festim i tillë, ku ekskluziviteti ishte vetëm i LSI, ka shkaktuar një ndarje të thellë midis zgjedhësve dhe të zgjedhurve.
Akoma më poshtëruese është politizimi i pushtetit vendor, pasi festat janë për njerëzit dhe jo për forcat politike, ashtu siç u sollën dje lësëistat me arrogancën e paimagjinueshme.
A thua vallë kanë kapur Perënditë nga topet?!
Paaftësia e kryebashkiakes për të mbajtur premtimet elektorale, që i lëshoj vet padoganë gjatë fushatën së saj, tregon qartësisht se “1-shja” është vendosur në krye të Bashkise aksindetalisht dhe pa asnjë meritë profesionale.
E vetmja meritë e saj është se ajo ka lindur për LSI-në dhe lësëistat dhe për këtë arsyje ajo është e detyruar të hedhi vallen në Pallatin e Sportit të Gjirokastrës, duke përjashtuar të zgjedhurit.
Gjirokastritët tashmë nuk kanë të drejtë të ankohen për këtë kryebashkiake dhe janë të detyruar të presin edhe tri vite të tjera për të ndryshuar kryeadministratorin e qytetit, pasi zgjedhjen e saj e bën vetë zgjedhësit, të cilët votuan politikisht, duke mos gërmuar mbi të kaluarën e saj profesionale.
Ky gabim do t’i kushtoj shumë Gjirokastrës, sepse LSI njihet si parti hajdutësh, por lësëistat tani njihen edhe si grabitësh festash.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s