KOMENT / NUK BËHET GAZETARIA LOKALE NGA ZYRAT E LSI

social-media-news-icon1

Nga Telnis Skuqi
Gazetaria është si puna e gjyqtarit, që gjithmonë është në krahun e të pandehurit dhe detyron organin e akuzës të paraqesh prova për ta dënuar, sepse po të ishte në anën e kundërt, atëherë nuk kishte nevojë për prokuror, thjeshtë e dënon atë, sepse është i pafuqishëm të mbrohet.
Në fakt, kjo situatë po ndodh në Gjirokastër, ku gazetarët në vend të respektojnë profesionin e tyre, janë bërë zëdhënësa shtypi, siç është rasti i ALPO TV, që tashmë administrohet nga vëllazëria Tavo me qira deri në shtator të vitit 2017.
Fatkeqësisht ndoqa edicionin e lajmeve të datës 6 prill 2016, protestën e degës së Partisë Demokratike (Personalisht kam rezerva për këtë prostest, por në një ditë tjetër do ta argumentoj PSE-në).
Qysh në fillim lajmi nis keq, sepse të protestosh nuk është e kundraligjshme, mjafton që protesta të ketë kauzë.
Për gazetarët nuk ka rendësi fare se kush e organizon dhe sa veta janë në protest, mjafton edhe një për të dhënë mesazhin, njëherazi protestat nuk janë ekskluzivitet të shoqërisë civile, sicc u mundua ta paraqiste reporterja (Nuk fajësoj atë).
Në fund, gazetarja u mundua ta justifikoj protestën duke treguar shifrat e investimeve që ka bërë LSI për sistemin shëndetësore në spialin e Gjirokastrës.
Po këtu gaboj reporterja (E mirëkuptoj atë), sepse mund të mashtroj opinion publik me investimet që janë kryer në spitalin e Gjirokastrës.
Për ta konkretizuar më thjeshtë po i shpjegoj gazetarëve lokale se ka dy lloj investimesh: njëra është investim publik, tjetra investim personal.
Po e nis nga fundi.
Investimi personal nënkupton iniciativë private, si p.sh. restaurimin e tualetit.
Mjafton 2 mijë euro për ta shembur dhe për ta bërë nga e para tualetin.
Ky lloj investimi e ka të garantuar suksesin, sepse investitori ka parashikuar dy detaje: Shpenzime të ulëta dhe jetëgjatësi maksimale, deri në 5 dekada, ndoshta edhe më shumë.
Investimi publik.
Spitali i Gjirokastrës. Këtu reporteri i kronikës (zëdhënësi i LSI) ka gënjyer veten në raportimin e tij.
Si shpjegohet që janë hedhur miliona euro dhe tualeti nuk ka jetegjatësinë e investimit personal?
Të hedhësh miliona euro për një tualet spitali dhe të rrjedhi si kanal i ujërave të zeza (jo të pikoj, sepse do ishte gjysma e së keqes) një kat më poshtë, kjo jo vetëm që nuk është investim i sukseshëm i LSI, por është grabitje e suksesshme e LSI.
Prandaj, unë e nisa komentin tim me rolin që duhen të luajnë gazetarët lokale, sepse ata janë vetë taksapagues dhe nuk mund të heshtin apo të injorojnë veten e tyre, vetëm për të përfituar një rrogë qesharake fiktive shtetërore.
Dinjiteti në radhë të parë, pastaj LSI!
(Shënim: Ruaj respektin më të madh për ish-kolegët e mi, nuk dua t’i paragjykoj fare për qëndrimet e tyre politike, është e drejta e tyre, por nuk mund të pranoj që lajme të tilla të më ofendoj inteligjencën time).

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s