KOMENT / SAIMIR TAHIRI MË CUBË SE EMILJANO SHULLAZI

 

shullazi dhe tahiri_1Nga Telnis Skuqi
Prej dy ditës, Emiljano Shullazi është bërë qendra e gravitetit për të gjithë mediat, kjo fal edhe denoncimit të guximshëm të deputetit të Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, i cili akuzoj drejtpërdrejt këtë “cubë” për ndërhyrje në zgjedhjet e drejtuesve të Universitetit të Tiranës.
Sikur të mos mjaftoj me kaq, 24 orë pas deklaratës së ish kryeministrit, reagon Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e cilësuar arrestimit e Shullazit dhe shokëve të tij si “provë që kjo qeveri nuk mbron asnjë person mbi ligjin”.

“Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thonë që ndërkombetaret paskan urdhëruar Edi Ramën që ta bëjë këtë, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e përdori të arrestuarin kryesor për të kërcënuar kandidatin për rektor!”, deklaron Tahiri në statusin e tij të facebookut, dhe sakaq ironizon: “çfarë degradimi moral, politik, logjik!”
Në fakt, Tahiri me këtë deklaratë ka dashur të “dëmtoj” liderin e opozitës, si dhe ish-kryeministrin, por harroj se krimet më të rënda që ka ndodhur në Shqiperi, fatkeqësisht janë regjistruar gjatë 3 viteve të fundit.
Konstandin Xhuvani, djali i ish-deputetes socialiste, Luiza Xhuvani, pasi doli nga rrethimi policor me ndihmën e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit në fshatin Lazarat, në maj të 2014, disa muaj më pas bëri gjëmën në mes të kryeqytetit.
Dhe jo vetëm kaq, por Policia e Shtetit disa javë përpara se të ndodhte gjëma, mbylli një dosje penale për të, duke sajuar një proces-verbal nga Spitali i Elbasani, kjo fal ndihmës së “çmuar” të drejtorit të këtij institucioni, i cili vrapo në media për të deklaruar me “trimëri” maskarrallëkun e vet, pavarësisht se Xhuvani kishte plagosur një student në Gjirokastër.
Sikur policia ta kishte ndaluar Xhuvani qysh në atë kohë, sot katër jetë njerëzore do të vazhdonin jetën e tyre.
Masakra e Elbasanit, ku tri persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën ishte kulmi i grupeve kriminale.
Edhe për këtë fajin e ka Saliu.
Vrasja e bankierit Artan Santo në zonën më të sigurtë në kryeqytetit ishte krim mafioz.
Edhe për këtë fajin e ka Saliu.
“Zhdukja” e papritur në mes të ditës të vëllait të ish-deputetit, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për vrasjen e një komisari, ishte maskarallëku i Saimir Tahiri”.
Edhe për këtë fajin e ka Saliut, sepse “ndërhyri” për të prishur sistemin TIMS, derisa të kalonte qetësisht kufirin Arben Frroku.
Kërcënimi me kokën e dhisë së prerë gazetarit gjirokastrit, sepse shkruajti ende pa rënë avioni me hashash në Gjirin e Divjakës, sërisht e ka fajin Saliu.
Dhënia në dispozicion të automjetit të tij personal grupeve kriminale, sërisht e ka fajin Saliu.
Ndërsa për arrestimin e Emiljano Shullazi, sërisht e ka fajin Saliu, sepse Berisha deklaroj një të vërtetë të hidhur për Saimir Tahirin, pasi ky i fundit e ka lejuar këtë “trim” të përvetësoj pasuri në mënyrë të paligjshme, të kultivoj hashash në çdo cep të Shqipërisë, të kërcënoj biznesmët, të kërcënoj botën akademike, madje faji i Saliut për Tahirin është se nuk e lejoj Emiljano Shullazi të zgjedh edhe Papën.
Në fakt, të gjitha këto veprime kriminale janë bërë gjatë periudhës që në krye të dikasterit të brendshëm është Saimir Tahiri.
Në reagimin e tij të fundit, Saimir Tahiri ende nuk ka sqaruar një detaj shumë të rëndësishëm si ministër i Brendshëm.
Emiljano Shullazi u arrestua për shkak të denoncimit të Sali Berishës, apo për shkak të veprave të ndryshme penale që ka prodhuar ai gjatë 3 viteve të fundit?!
Nëqoftëse do të ishte për versionin e parë, personalisht do t’i kërkoj ndjesë publike, por nëqoftëse arrestimi i Emiljano Shullazit është bërë me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi ka konsumuar të tjera vepra penale, atëherë Saimir Tahiri duhet të jap urgjentisht dorëheqjen, sepse ka shpërdoruar detyrën për të favorizuar një bandit politikisht.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s