JURISTI I DREJTORISË SË POLICISË SË QARKUT TË GJIROKATRËS KËRCËNON “ME PLUMB NË BALLË”, SALI BERISHËN

13081791_10209588887828512_1463728410_nNga Telnis Skuqi
GJIROKASTëR – Juristi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi, ka kërcënuar sot nëpërmjet një statusi të tij në facebook “Me plumb në lule të ballit” ish kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.
Në statusin e tij me titull “Kriminel, fitove ti!!!”, Juljan Veizi, njeriu i afërt i Ziver Veizit, që humbi jetën nga një plumb gjatë protestës së 21 Janarit 2011, shkruan në statusin e tij (ligjeratë e drejtë) se “Gjykata dhe njekohesisht edhe Prokuroria e mbaruan lojen e tyre!!!. Si e nisen, e bitisen por bashke me “21 Janarin” varrosin shpresen qe ky vend do behet…”.
Më tej vijon: “Kryekrimineli ben thirrje per armatosje, e ben Presidentin horr, Prokuroren lavire, nuk zbaton urdherat e Prokurorise, por ne fund ne burg futet kush ka rilidhur energjine qe nuk kish paguar…. Kryekrimineli eshte i plotfuqishem perball Qeverise, perballe Drejtesise, edhe perball loteve te Anes qe “vajtuan” ne gjith Europen… Kryekrimineli per nje gje ka te drejte, ketu duhet armatosur populli, sepse eshte e vetmja zgjidhje, sepse ti o Kryekriminel e do fiks aty, ne lule te ballit….”.
“Kryekriminel, fitove ti!!!, “1997-ta, Gerdeci, 21 Janari jane arritjet e Qeverise tuaj!!! “, shkruan ai
“Kryekriminel “Na fal!!!”. Te na falesh qe na vrave”, përfundon ai.
Disa ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha, bëri thirrje nga podiumi i Kuvendit të Shqiperisë “Për armatosje të popullisisë, sipas ligjit amerikan” dhe për këtë arsyje Byroja Parlamentare e përjashtoj ish liderin e PD për 10 ditën.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s