SHËNIM / HASHASHI TASHMË EKSKLUZIVITET I POLICËVE TË RILINDJES

HASHASHINga Telnis Skuqi
Një muaj më parë, juristi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi nuk i ka besuar veshëve ku u informua se dy xhaxhallarët e tij janë shpallur në kërkim, pasi policia vendore zbuloi një laborator të kultivimit të hashashit, në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës.
Me ndihmën e drejtuesve të lartë të policisë lokale, lajmi në media u tejkalua “butësisht”, sepse emrat e dy administratorëve u fshinë nën iniciale, gjë që solli dy pamje të pavërteta për opinion publik.
Policia e Shtetit u shfaq kokëlartë, sepse zbuloi një laborator që njerëzit e policisë e kishin prodhuar, si dhe shmangur skandalin, sepse autorët real të këtij biznesi ishin vëllezërit e Ziver Veizit, protestuesi që u vra më 21 janar 2011.
Megjithatë historia nuk përfundon këtu.
Një javë më parë, policia vendore e ka mbajtur të fshehtë arrestimin e njërit prej dy xhaxhallarëve të shpallur në kërkim, sepse këtë të drejtë ekskluzive për të bllokuar informacionin e ka juristi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi.
Të gjitha këto çudira nuk janë thjesht rastësi, por pjesë e lojës së kartelit të drogës në Jug të Shqipërisë, ku pjesëmarrës janë edhe vëllazëria e Ziver Veizit, përkatësisht Hodo dhe Roland Veizi, plus edhe nipi i tyre.
Si ka mundësi që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës nuk jep asnjë informacion për këtë laborator që ishte ndërtuar vetëm 3 km larg këtij institucioni?
Prej sa vitesh ku aktivitet ishte ndërtuar në qytetin jugor?
Pse pikërisht vëllazëria Veizi e kishte këtë të drejtë në qytetin e Gjirokastrës?
Të gjitha këto pyetje, por edhe të tjera, kanë një përgjigje.
Prej 3 vitesh kultivimi i hashashit nuk është më e drejtë e gjithsecilit, por e drejtë e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s