MJERANËT

Nga Telnis Skuqi

Nëse një qytetarë sot ndeshet me një hall, ai patjetër do të përplaset me arrogancën e lesh(ëistave) që janë punësuar pameritë në administratën publike.
Gjirokastra, fatkeqësisht, është prekur nga kjo “sëmundje” që duket e pashërueshme, por në fakt është e kurueshme.
E gjithë administrata publike është kthyer në një gërmadhë, ashtu si gërmadhat gjirokastrite që po bie një nga një dhe “meritë” për këtë gjëmë ka kandidati i LSI, Vangjel Tavo, i cili asnjëherë nuk është interesuar për dramën e qytetit të gurtë.
Për herë të parë, zgjedhësit e qarkut të Gjirokastrës kanë në dorë të përcaktojnë fatin e kandidatit të LSI, Vangjel Tavo, i cili prej 20 vitesh, vetëm një mandat 4 vjeçarë ka qëndruar në opozitë.
Rilindasit dhe lesh(ëistat) po ndjekin një politikë fasadas, me qëllimin e vetëm për të rrëmbyer sa më shumë vota.
Askush nuk e ka kuptuar se Gjirokastra nuk e ka bukurinë tek fasadat, por tek themelet e saj, që janë vendosur në zonën më të pjertë të malit të Gjerë.
Kaq do të mjaftonte, që e majta, por sidomos kandidati i LSI, Vangjel Tavo, të largohej nga politika, pasi prej 20 vitesh, jo vetëm nuk ka sjellë ndryshim, por përkundrazi, ka ndërtuar një kult individi të pamerituar.
Mbi 2 dekada më parë, Vangjeli e gjeti administratën të shkatërruar nga viti i mbrapshtë i 1997, sot kemi një administratë tërësisht në dispozicionin e tij dhe jo në dispozicion të qytetarit.
Mbi 2 dekada më parë, Vangjeli u votua si socialistë, sot votohet si lesh(ëistë).
Mbi 2 dekada më parë, Vangjeli ishte mjekë dhe mjek, sot edhe një fëmijë 11 vjeçarë është i detyruar të mësoj përmendësh numrin e celularit të deptetit.
Mbi 2 dekada më parë, Vangjeli ishte njeri, sot është aksionerë i gurëve të Gjirokastrës, etj.
Të gjitha këto bëma, nuk janë utopi, por një realitet që ka kriminalizuar një qark të tërë.
Shumë njerëz shprehen se “Vangjeli e hap celularit”, ndërsa deputetët e tjerë zhduken.
Ky është një argument sa qesharak aq edhe dramatik për një popull, që prej 2 dekadash pret që administra të jetë në shërbim të tyre, jo të lesh(ëistave).
Ky është një turp për vet Vangjeli, i cili në vend të kërkoj ndjesë që nuk ka përmirësuar cilësinë e administratës publike dhe vendore, përkundrazi zgjodhi të kundërtën.
Ky është një turp për lesh(ëistat) që në vend të dashurojnë jetën, të hapin libra, apo të ndërtojnë personalitetin e tyre, vrapojnë pas Vangjelit për të gjetur një vend pune të pamerituar në administratë.
Këta thjeshtë janë mjerantë dhe meritojnë që më 25 qershor të këtij viti të largohen si mjeranë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s