JURISTI I DREJTORISË SË POLICISË SË QARKUT TË GJIROKATRËS KËRCËNON “ME PLUMB NË BALLË”, SALI BERISHËN

13081791_10209588887828512_1463728410_nNga Telnis Skuqi
GJIROKASTëR – Juristi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi, ka kërcënuar sot nëpërmjet një statusi të tij në facebook “Me plumb në lule të ballit” ish kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.
Në statusin e tij me titull “Kriminel, fitove ti!!!”, Juljan Veizi, njeriu i afërt i Ziver Veizit, që humbi jetën nga një plumb gjatë protestës së 21 Janarit 2011, shkruan në statusin e tij (ligjeratë e drejtë) se “Gjykata dhe njekohesisht edhe Prokuroria e mbaruan lojen e tyre!!!. Si e nisen, e bitisen por bashke me “21 Janarin” varrosin shpresen qe ky vend do behet…”. Vazhdoni leximin

Advertisements

ISH-KANDIDATI PËR DEPUTET SHOQËROHET NË KOMISARIAT PËR “MASHTRIM PAGASH”

Prison

FOTO MONTAZH

Nga Telnis Skuqi
Ish kandidati për deputet i Lëvizjes së Blertë Shqiptare (i majtë), njëherazi administrator i televizionit ALPO,Aristotel Petro, është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës, pasi ndaj tij rezultonte një kallëzim penal për “Mashtrim të padrejtë të pagave të punonjësve”.
Kallëzimi penal, sipas policisë së Gjirokastrës, është bërë nga tri punonjësit, të cilët pasi nuk janë paguajtur për tri muaj, ata janë pushuar nga puna pa asnjë motiv. Vazhdoni leximin

PLAS SHERRI MIDIS LSI-PS PËR KRYEPLAKUN E FSHATIT KARJAN

THOMA

Nga Telnis Skuqi
Populli voton, Vangjel Tavo dhe LSI numëron.
Zgjedhjet për kryeplakun e fshatin Karjan, pjesë administrative e Bashkisë së Gjirokastrës, ka shkaktuar sot debate të ashpra midis përfaqësuesve të PS dhe LSI.
Pasi ka përfunduar paqësisht procesi i votimit për të zgjedhur kryeplakun e këtij fshati, befas përfaqësuesi i LSI, Thoma Andrea rezulton fitues ndaj kandidatit të PS, Dalip Bërxulli. Vazhdoni leximin

POLICIA ARRESTON FOTOGRAFEN E KOKALARIT, E PADIT ZAMIRA RAMI PËR “SHPIFJE”

BESA SELFO

Nga Telnis SKuqi
“Nuk ke shansin të fitosh”, ka komentuar në statusin e saj në “Facebook”, Besa Selfo, njëherazi fotografja e kandidatit të djathtë për kryetar të Bashkisë Gjirokastër, Igli Kokalari, por kjo deklaratë ka qenë e papranueshme për kandidaten e LSI, Zamira Rami, e cila një ditë më parë ka bërë një kallëzim penal për “shpifje”, gjë që ka detyruar policinë lokale të shoqëroj në ambientet e komisariatit. Vazhdoni leximin

GAFA E ZAMIRA RAMIT: “ISMAIL KADARE ËSHTE KOLOSEU I LETËRSISË BOTËRORE” (ËSHTË KOLOS, ZAMIRA)

ZAMIRA RAMI-5 QERSHOR 2015

Nga Telnis Skuqi
Pavarësisht se rreth vetes ka një staf mediatik që kontrollon çdo fjalë, pavarësisht se të gjitha takimet i fabrikon përpara se të dali në media, kjo nuk është e thënë që gjithçka t’i shkoj vaj kandidates së Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) për kryetare të Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami. Vazhdoni leximin

IGLI KOKALARI IA MERR KËNGËS NË MITINGUN ELEKTORAL

57

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Kandidati i djathtë për postin e kryebashkiakut të Gjirokastrës, Igli Kokalari, këndon në hapjen e fushatës së tij elektorale, një këngë italiane në gjuhën rome.
Pasi ka çelur zyrtarisht fushatën e tij elektorale për zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohet më 21 qershor 2015, si dhe ka paraqitur programin e tij, në lagjen “Punëtori”, në qytetin e Gjirokastrës, mjeku Kokalari ka hequr kostumin partiak dhe së bashku me orkestrën e tij ka kënduar një sërë këngës për pjesëmarrësit. Vazhdoni leximin

REPORTAZH / ZAMIRA RAMI, KANDIDATJA QË RRETHOHET NGA NJERËZIT E GABUAR

ZAMIRA RAMI-FLAMUR BIME

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Kandidatja për kryebashkiakun e Gjirokastrës, lësëistja Zamira Rami, e ka marrë një mësim të mirë ditën e sotme (20 maj 2015), teksa ka organizuar një takim me tregtarët e vegjël të zonës muzeale.
Mrika Lluri, tregtar, i ka treguar vendin kryebashkiakut në detyrë, Flamur Bime, i cili shoqëronte kandidaten Rami.
Ai nuk ka duruar fjalët e ëmbla dhe plotë premtime, sepse për të ato ishin vetëm mashtrime.
“Socialistët harrojnë që kanë qeverisur prej 15 vitesh pushtetin vendor, ndërsa sot hiqen si viktima”, thotë Lluri, gjirokastritë autoktonë. Vazhdoni leximin