MJERANËT

Nga Telnis Skuqi

Nëse një qytetarë sot ndeshet me një hall, ai patjetër do të përplaset me arrogancën e lesh(ëistave) që janë punësuar pameritë në administratën publike.
Gjirokastra, fatkeqësisht, është prekur nga kjo “sëmundje” që duket e pashërueshme, por në fakt është e kurueshme.
E gjithë administrata publike është kthyer në një gërmadhë, ashtu si gërmadhat gjirokastrite që po bie një nga një dhe “meritë” për këtë gjëmë ka kandidati i LSI, Vangjel Tavo, i cili asnjëherë nuk është interesuar për dramën e qytetit të gurtë. Vazhdoni leximin

KOMENT / SAIMIR TAHIRI MË CUBË SE EMILJANO SHULLAZI

 

shullazi dhe tahiri_1Nga Telnis Skuqi
Prej dy ditës, Emiljano Shullazi është bërë qendra e gravitetit për të gjithë mediat, kjo fal edhe denoncimit të guximshëm të deputetit të Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, i cili akuzoj drejtpërdrejt këtë “cubë” për ndërhyrje në zgjedhjet e drejtuesve të Universitetit të Tiranës.
Sikur të mos mjaftoj me kaq, 24 orë pas deklaratës së ish kryeministrit, reagon Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e cilësuar arrestimit e Shullazit dhe shokëve të tij si “provë që kjo qeveri nuk mbron asnjë person mbi ligjin”.

Vazhdoni leximin

KOMENT / NUK BËHET GAZETARIA LOKALE NGA ZYRAT E LSI

social-media-news-icon1

Nga Telnis Skuqi
Gazetaria është si puna e gjyqtarit, që gjithmonë është në krahun e të pandehurit dhe detyron organin e akuzës të paraqesh prova për ta dënuar, sepse po të ishte në anën e kundërt, atëherë nuk kishte nevojë për prokuror, thjeshtë e dënon atë, sepse është i pafuqishëm të mbrohet.
Në fakt, kjo situatë po ndodh në Gjirokastër, ku gazetarët në vend të respektojnë profesionin e tyre, janë bërë zëdhënësa shtypi, siç është rasti i ALPO TV, që tashmë administrohet nga vëllazëria Tavo me qira deri në shtator të vitit 2017. Vazhdoni leximin

KOMENT / EDHE “DITËN E VERËS” GRABITËN LËSËISTAT

ZAIMIRA RAMI

Nga Telnis Skuqi
Nuk ka poshtërim më të madh për një qytet si Gjirokastra, që edhe festën pagane të 14 marsit, “Dita e Verës”, ta politizojnë tërrësisht, madje ta promovojnë si histori suksesi për pushtetin vendor.
Ajo që ndodhi ditën e djeshme në Bashkinë e Gjirokastrës, ku asnjë drejtues i pushtetit vendor gjatë 26 viteve nuk ka guxuar ta bëj një gjë të tillë, ishte vërtetë skandaloze dhe e papranueshme. Vazhdoni leximin

UNË DO TË VRAPOJ DREJT PARKUT TË LIQENIT PËR TA MBROJTUR

PROTESTA PER MBROJTJEN E PARKUN TE LIQENIT

Nga Telnis Skuqi
Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, çdo taksapagues shqiptarë që ka këndvështrim ndryshe nga ai, është “vandal”.
Një dreq e di se kush e ka këshilluar të përdori një fjalë të tillë, Eri, ku mjafton të hapës fjalorin e gjuhës shqipe për të zbërthyer kuptimin e plotë të fjalës “vandal” ose “vandalizëm”.
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, fjala “vandalizëm” nënkupton: “Shkatërrim barabar e i pamëshirshëm i monumente të artit e të kulturës dhe i të gjitha gjërave me vlerë; plaçkitje e papërmbajtur, e shoqëruar me vrasje e mizori; veprim i egër e barbar, sjellje prej vandali; barbarizëm, mizori etj”, gjë që i shkon përshtatë Erion Veliaj. Vazhdoni leximin

A ËSHTË I LIDHUR LAZARATI ME ISIS?!

FSHATI LAZARAT (QERSHOR 2014)

FSHATI LAZARAT (QERSHOR 2014)

Nga Telnis Skuqi
Gazetarja gjirokastrite e NEWS 24, Brikena Metaj, ka realizuar me të vërtetë një kronikë profesionale me banorët e fshatit Lazarat, të cilët ishin të revoltuar me një shkrim të publikuar nga gazeta britanike “Daily Mirror” (online), fundjavën e kaluar.
Reportazhi i saj ishte shumë domëthënëse, sepse për herë të parë banorët e fshatit Lazarat kanë pranuar ekzistencën e kultivimit të bimës narkotike, por kategorikisht ekzistencën e grupeve terroriste të lidhura me ISIS.
Kush e ka lexuar më vëmendjen reportazhin e “Daily Mirror”, ka vënë re se gazetari nuk ka akuzuar banorët e Lazarat si mbështetësh të terroristëve, përkundrazi ai ka akzuar grupet kriminale që kanë bashkëpunuar ngushtësisht me terroristët, sepse këtë fakt e ka deklaruar vet Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Vazhdoni leximin

KOMENT / PANAJOT BARKA NUK NDËRTOHET JETA ME SPIUNLLËK

panajot-barka_ka-marre-pushket-per-liri1

Nga Telnis Skuqi
Panajot Barka, minoritari shqiptar me kombësi grek, me ka cilësuar mua si “provincial të rëndomtë” apo “delirantë” në një koment të tij, sepse guxova të publikoj një skandal që fatkeqësisht vetëm ai di të bëj këtë punë më mirë.
Personalisht nuk kam ndërmend të komentoj “zbulimin” e tij, sepse nuk më intereson fare se çfarë thotë minoritari shqiptar, Panajot Barka, por nuk kam ndërmend t’i jap rrugë një palo njeriu, i cili gjithë jetën e tij e ka ndërtuar karrierën duke bërë trakte për miqtë e mi. Vazhdoni leximin