PSE?

ATTENTION EDITORS - VISUAL COVERAGE OF SCENES OF INJURY OR DEATH - A body is seen on the ground July 15, 2016 after at least 30 people were killed in Nice, France, when a truck ran into a crowd celebrating the Bastille Day national holiday July 14. REUTERS/Eric Gaillard

ATTENTION EDITORS – VISUAL COVERAGE OF SCENES OF INJURY OR DEATH – A body is seen on the ground July 15, 2016 after at least 30 people were killed in Nice, France, when a truck ran into a crowd celebrating the Bastille Day national holiday July 14. REUTERS/Eric Gaillard

Nga Telnis Skuqi
Këta që të vrasin masivish me lëndë shpërthyese, që hedhin veten dhe avionët në erë, që hapin zjarrë në mes të turmave, që shtypin me kamion çfarë ju del përpara, që vrasin fëmijë të shëtisin, nuk janë gjë tjetër veçse burracak.
Në luftë armiku respektohet, por këta burracak nuk dinë të respektojnë as kauzën e tyre.
Faji i vetëm i viktimave dhe të plagosurëve të Nices të Francës, ishte se ata nuk mendonin si burracakët, sepse ata nuk pranuan të sillen si ata, sepse ata nuk pranuan të vishen si ata, sepse ata nuk pranuan të jetojnë si ata.
Sado e lartë të jetë çmimi, këta burracak ngelen gjithmonë burracak
Vazhdoni leximin

SHËNIM / PSE KRYEBASHKIAKJA E GJIROKASTRËS E KA VENDIN NË PROKURORI

ZAMIRA RAMI

Nga Telnis Skuqi
Kryetari i degës së Partisë Demokratike (PD), Roland Bejko, ka bërë aktin më fisnik sot, duke bërë një kallëzim penale për kryebashkiaken e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, e cila në 9 muaj të parë të qeverisjes së saj, nuk ka bërë gjë tjetër veç ka shkatërruar qytetin më të bukur të planet.
Me arrogancën e saj amatoreske, Zamira Rami, ka shpalosur paaftësinë e saj për të mirëmenaxhuar një bashki që i takon të gjithëve, por që një gjë e tillë nuk është realizuar. Vazhdoni leximin

SHËNIM / HASHASHI TASHMË EKSKLUZIVITET I POLICËVE TË RILINDJES

HASHASHINga Telnis Skuqi
Një muaj më parë, juristi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi nuk i ka besuar veshëve ku u informua se dy xhaxhallarët e tij janë shpallur në kërkim, pasi policia vendore zbuloi një laborator të kultivimit të hashashit, në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës.
Me ndihmën e drejtuesve të lartë të policisë lokale, lajmi në media u tejkalua “butësisht”, sepse emrat e dy administratorëve u fshinë nën iniciale, gjë që solli dy pamje të pavërteta për opinion publik.
Policia e Shtetit u shfaq kokëlartë, sepse zbuloi një laborator që njerëzit e policisë e kishin prodhuar, si dhe shmangur skandalin, sepse autorët real të këtij biznesi ishin vëllezërit e Ziver Veizit, protestuesi që u vra më 21 janar 2011. Vazhdoni leximin

SHËNIM / “SA MË SHUMË NJOH NJERËZIT, AQ MË SHUMË DUA KAFSHËT”

KAFSHET

Nga Telnis Skuqi
“Sa më shumë njoh njerëzit, aq më shumë dua kafshët”, ishte shkruajtur në statusin e koleges sime gjirokastrite, Eri Muco.
Në fakt, Eri ka të drejtë, sepse është e vërtetë dhe e çuditshme njëkohësisht, kafshët po zbuten, ndërsa njerëzit po egërsohen.
“Ku vend po çmendet me shpejtësi”, do ta niste reagimin e tij, kryeredaktori i gazetës “RD”, Bledi Kasmi, ndërsa më tej do të shtonte “Lopata e fundit mbi varrin moral të shoqërisë është arti në shërbim të regjimit”. Vazhdoni leximin

KUSH KA GISHTË NË ARRESTIMIN E SPIRO KSERËS

SPIRO KSERA_

Nga Telnis Skuqi
Dua ta besoj që ish-ministri i Punëve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka gisht në këtë histori korruptive, por mënyra se si u arrestua minoritari i djathtë grek, më lënë të dyshoj.
Spiro Ksera kishte katër vite në dispozicion për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë, nuk ngeli ai që 300 milionët, siç pretendon organi i akuzës, t’i vidhte ditën e fundit të qëndrimit të tij si ministër.
Arrestimi i tij, disa orë pasi u sulmua publikisht kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule nga “superdeputeti” socialist i jugut, Koço Kokëdhima, tregon qartë se sa e lidhur politikisht është arrestimi i Spiro Kserës. Vazhdoni leximin

TË FALA VANGJELIT!

VANGJEL TAVO

Nga Telnis Skuqi
Nuk e di pse në mendje më erdhi togfjalësi “Të fala Vangjelit!”, ndoshta nga komentet fyese ndaj meje, të cilat nuk më demoralizojnë, përkundrazi më japin frymëzim të pakufizuar.
Disa muaj më parë, një kolegu im, i revoltuar nga keqqeverisja e rilindjes më tha “se një parti e mençur duket në “facebook”, sepse atje shikohet realisht fytyra reale e një force politike”.
Në fakt, miku im ka të drejtë. Vazhdoni leximin

KUSH JANË 6 “GLADIATORËT” SOCIALISTË PËR KRYEBASHKIAKUN E GJIROKASTRËS

GJIROKASTER

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Prej muajsh beteja ka nisur në heshtje, por askush nga gjashtë “luftëtarët” socialistë nuk e ka të sigurt fitoren për të zyrtarizuar kandidimin për postin e kryebashkiakut të Gjirokastrës, që pritet të finalizohet më 21 qershor të këtij viti.
Secili thotë se “kandidimin e kam të sigurt”, por lideri i selisë rozë, në qendër në Tiranë, vetëm njerin do kënaq, të tjerët janë të detyruar të respektojnë vendimin e tij, ose në rastin më të keq të kandidojnë si të pavarur. Vazhdoni leximin