KOMENT / EDHE “DITËN E VERËS” GRABITËN LËSËISTAT

ZAIMIRA RAMI

Nga Telnis Skuqi
Nuk ka poshtërim më të madh për një qytet si Gjirokastra, që edhe festën pagane të 14 marsit, “Dita e Verës”, ta politizojnë tërrësisht, madje ta promovojnë si histori suksesi për pushtetin vendor.
Ajo që ndodhi ditën e djeshme në Bashkinë e Gjirokastrës, ku asnjë drejtues i pushtetit vendor gjatë 26 viteve nuk ka guxuar ta bëj një gjë të tillë, ishte vërtetë skandaloze dhe e papranueshme. Vazhdoni leximin

SHËNIM / “SA MË SHUMË NJOH NJERËZIT, AQ MË SHUMË DUA KAFSHËT”

KAFSHET

Nga Telnis Skuqi
“Sa më shumë njoh njerëzit, aq më shumë dua kafshët”, ishte shkruajtur në statusin e koleges sime gjirokastrite, Eri Muco.
Në fakt, Eri ka të drejtë, sepse është e vërtetë dhe e çuditshme njëkohësisht, kafshët po zbuten, ndërsa njerëzit po egërsohen.
“Ku vend po çmendet me shpejtësi”, do ta niste reagimin e tij, kryeredaktori i gazetës “RD”, Bledi Kasmi, ndërsa më tej do të shtonte “Lopata e fundit mbi varrin moral të shoqërisë është arti në shërbim të regjimit”. Vazhdoni leximin

UNË DO TË VRAPOJ DREJT PARKUT TË LIQENIT PËR TA MBROJTUR

PROTESTA PER MBROJTJEN E PARKUN TE LIQENIT

Nga Telnis Skuqi
Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, çdo taksapagues shqiptarë që ka këndvështrim ndryshe nga ai, është “vandal”.
Një dreq e di se kush e ka këshilluar të përdori një fjalë të tillë, Eri, ku mjafton të hapës fjalorin e gjuhës shqipe për të zbërthyer kuptimin e plotë të fjalës “vandal” ose “vandalizëm”.
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, fjala “vandalizëm” nënkupton: “Shkatërrim barabar e i pamëshirshëm i monumente të artit e të kulturës dhe i të gjitha gjërave me vlerë; plaçkitje e papërmbajtur, e shoqëruar me vrasje e mizori; veprim i egër e barbar, sjellje prej vandali; barbarizëm, mizori etj”, gjë që i shkon përshtatë Erion Veliaj. Vazhdoni leximin

KUSH KA GISHTË NË ARRESTIMIN E SPIRO KSERËS

SPIRO KSERA_

Nga Telnis Skuqi
Dua ta besoj që ish-ministri i Punëve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka gisht në këtë histori korruptive, por mënyra se si u arrestua minoritari i djathtë grek, më lënë të dyshoj.
Spiro Ksera kishte katër vite në dispozicion për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë, nuk ngeli ai që 300 milionët, siç pretendon organi i akuzës, t’i vidhte ditën e fundit të qëndrimit të tij si ministër.
Arrestimi i tij, disa orë pasi u sulmua publikisht kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule nga “superdeputeti” socialist i jugut, Koço Kokëdhima, tregon qartë se sa e lidhur politikisht është arrestimi i Spiro Kserës. Vazhdoni leximin

A ËSHTË I LIDHUR LAZARATI ME ISIS?!

FSHATI LAZARAT (QERSHOR 2014)

FSHATI LAZARAT (QERSHOR 2014)

Nga Telnis Skuqi
Gazetarja gjirokastrite e NEWS 24, Brikena Metaj, ka realizuar me të vërtetë një kronikë profesionale me banorët e fshatit Lazarat, të cilët ishin të revoltuar me një shkrim të publikuar nga gazeta britanike “Daily Mirror” (online), fundjavën e kaluar.
Reportazhi i saj ishte shumë domëthënëse, sepse për herë të parë banorët e fshatit Lazarat kanë pranuar ekzistencën e kultivimit të bimës narkotike, por kategorikisht ekzistencën e grupeve terroriste të lidhura me ISIS.
Kush e ka lexuar më vëmendjen reportazhin e “Daily Mirror”, ka vënë re se gazetari nuk ka akuzuar banorët e Lazarat si mbështetësh të terroristëve, përkundrazi ai ka akzuar grupet kriminale që kanë bashkëpunuar ngushtësisht me terroristët, sepse këtë fakt e ka deklaruar vet Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Vazhdoni leximin

KOMENT / PANAJOT BARKA NUK NDËRTOHET JETA ME SPIUNLLËK

panajot-barka_ka-marre-pushket-per-liri1

Nga Telnis Skuqi
Panajot Barka, minoritari shqiptar me kombësi grek, me ka cilësuar mua si “provincial të rëndomtë” apo “delirantë” në një koment të tij, sepse guxova të publikoj një skandal që fatkeqësisht vetëm ai di të bëj këtë punë më mirë.
Personalisht nuk kam ndërmend të komentoj “zbulimin” e tij, sepse nuk më intereson fare se çfarë thotë minoritari shqiptar, Panajot Barka, por nuk kam ndërmend t’i jap rrugë një palo njeriu, i cili gjithë jetën e tij e ka ndërtuar karrierën duke bërë trakte për miqtë e mi. Vazhdoni leximin

POTRETI I PAAUTORIZUAR I PANAJOT BARKËS

panajot-barka_ka-marre-pushket-per-liri1

Nga Telnis Skuqi
Sa herë kërkon të faktorizohet emri i tij, ai është gati për t’u shfaqur kudo.
Ai është mjeshtri i manupulimeve njerëzore.
Ai është mjeshtri i thithjeve të fondeve të Bashkimit Europian.
Ai është mjeshtri për të bërë për vete çdo kundërshtar.
Madje, ai është i kundërndodhur në aksionet politike me njerëzit e pushtetit, mjafton që ai të jetë në qendër të vëmendjesh. Vazhdoni leximin